Pas gjithë teorive konspirative për vendndodhjen dhe "zhdukjen" e saj, princesha e Uellsit është shfaqur në publik, me siguri edhe si një përgjigje për të gjithë dyshimet që qarkullonin këto kohë. Kate u fotografua në krah të princit William duke bërë blerje në një dyqan pranë fermës Adelaide në Winsdor, shumë pranë kështjellës ku jeton familja mbretërore.
Fotot dhe videot tregojnë çiftin mbretëror me veshje super të rehatshme, princi William me një kapele bejsbolli dhe Kate me xhaketë dhe çizme të gjata, teksa të dy mbajnë qese në duar dhe largohen të qetë nga ferma.
View this post on Instagram
Fotot hedhin poshtë të gjitha pretendimet mbi zhdukjen që pretendojnë mediat britanike këto kohë, që prej ndërhyrjes kirurgjikale në janar të princeshës. Detajet që nxitën edhe më shumë kureshtjen e njerëzve, pavarësisht njoftimit zyrtar të pallatit mbretëror për mungesën e princeshës në angazhime zyrtare dhe publike deri në festat e Pashkëve, kjo nuk i ka penguar njerëzit që të ndërtojnë skenarë dhe spekulime nga më të ndryshmet.
Sipas mediave, Kate ka kaluar një fundjavë të ngarkuar, sidomos pas gjithë diskutimeve që nxiti fotografia e publikuar në 8 mars, në Ditën e Gruas, editim për të cilën Kate kërkoi falje.
“Si shumë fotografë amatorë, edhe unë eksperimentoj herë pas here me editimin e fotove. Doja të kërkoja falje për çdo konfuzion që shkaktoi fotoja familjare që publikuam dje”, shkroi ajo në profilin zyrtar në X të Pallatit Mbretëror Kensington.
Disa momente të tjera ku Kate është shfaqur, ishte ai gjatë një lëvizjeje me makinë me të ëmën dhe një tjetër me princin William, për të cilat njerëzit nuk i kursyen sërish dyshimet e tyre.
Por, pas fotos dhe videove të djeshme, me siguri që teoritë konspirative rreth Kate Middleton morën një tjetër goditje.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: People