
Dëshirë për të manipuluar publikun apo nevojë amatoreske për të ndërhyrë në çdo foto të familjes mbretërore? Njerëzit ende nuk e kanë një përgjigje të saktë për “fiksimin” e momentit të Kate Middleton në përpunimin e çdo fotoje ku ajo dhe pjesëtarë të familjes mbretërore janë pjesë, ama njerëzit po konfuzohen jo pak!
"Ditë e re, foto e re!" Kjo po kthehet gati në një slogan, për sa kohë që princesha e Uellsit është kapur në një tjetër manipulim të radhës.
Pasi kërkoi falje për foton e publikuar në 8 mars, në Ditën e Grave, ku Kate pranoi ndërhyrjen në imazhin ku shfaqej me fëmijët, ajo tha se: “Si shumë fotografë amatorë, edhe unë eksperimentoj herë pas here me editimin e fotove. Doja të kërkoja falje për çdo konfuzion që shkaktoi fotoja familjare që publikuam dje”, shkroi ajo në profilin zyrtar në X të Pallatit Mbretëror Kensington.
Por, me sa duket kjo foto nuk është e vetmja ku princesha ka dështuar me Photoshop-in (program për përpunimin dhe editimin e fotove dhe videove). Ditën e djeshme, pati një reagim nga zëdhënësi i Getty Images, i cili u shpreh për “The Telegraph” se një foto e publikuar në prill të vitit 2023 ishte ndryshuar në mënyrë digjitale. Fotoja e realizuar nga Kate tregon mbretëreshën Elizabeth II të ulur në një divan të gjelbër, e rrethuar nga nipërit e saj. "Getty Images ka rishikuar imazhin në fjalë dhe ka vendosur një shënim duke deklaruar se imazhi është përmirësuar në mënyrë digjitale," tha zëdhënësi.
View this post on Instagram
Sipas agjencisë së fotografisë, e cila ka publikuar foton me gjashtë ndryshimet e pretenduara, nga një vijë vertikale në divanin ku është ulur mbretëresha e ndjerë, fundin që ajo ka veshur që nuk përputhet me pjesën e figurës, hije misterioze të zeza pas veshëve të fëmijëve dhe një turbullim në tërësinë e imazhit.

Pavarësisht teorive konspirative për zhdukjen e Kate, duket se prej konfirmimit të faktit që ajo ndërhyn në foto, me siguri që çdo publikim fotografish nuk do të kalojë pa shqyrtimin publik.
Ndoshta është koha që Kate Middleton t’ua lërë këtë çështje profesionistëve?
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Glamour