Një video dhe disa foto të Kate Middleton duke bërë pazar në fermën pranë kështjellës Windsor gjatë fundjavës u bënë virale, por sërish njerëzit nuk janë të bindur se sërish, nuk është princesha e Uellsit, duke shtuar teoritë e konspiracionit. Madje, disa persona mendojnë se në fakt, gruaja e fotografuar është Heidi Egan, një shtetase britanike, e cila ka një ngjashmëri shumë të madhe me Kate.
Heidi ka folur për TMZ, duke mohuar thashethemet se ishte ajo gruaja e fotografuar pranë princit William. “Njerëzit mendojnë se jam Kate Middleton tek ajo videoja që po qarkullon online. Unë kam një alibi dhe jo, s’jam unë gruaja në video. Në fakt, unë isha në punë (kur është parë princesha)”.
Heidi tregoi se punon në një shkollë kërcimi, edhe gjatë së shtunës dhe puna e saj është 128 km larg fermës ku është fotografuar Kate, duke theksuar se është 100% e bindur se gruaja në video dhe fotot online është princesha e Uellsit. “Mendoj 100% se është ajo. Nuk kam marrë asnjë kërcënim, por njerëzit janë të shqetësuar për mirëqenien e Kate Middleton”, tha ajo.
Madje, vetë Heidi ka përfituar nga ngjashmëria dhe gjithë thashethemet online dhe ka publikuar një foto të sajën në Instagram, ku shprehet: “E gjeta. Mirë është”, shoqëruar me hashtags #whereiskatemiddleton #lookalike.
Zërat dhe teoritë konspirative nisën në janar të këtij viti, kur pallati mbretëror njoftoi se Kate do të kryente një operacion dhe se nuk do të shfaqej publikisht deri për Pashkë. Menjëherë njerëzit nisën të pretendonin se Kate është zhdukur, ka bërë ndërhyrje estetike, princi William e ka tradhtuar etj.
Artikuj të sugjeruar:
- Një tjetër foto e edituar: Kate Middleton sërish në telashe
- Zërat se ka një lidhje me princin William: Reagon Rose Hanbury
- Kate Middleton shfaqet në publik pas *gjithë* teorive konspirative
- Kim bëri shaka me 'zhdukjen' e Kate Middleton dhe njerëzit u ndanë në 2 grupe
- Shtohen zërat për “zhdukjen” e Kate, pas eventit ku mori pjesë princi William