Celebrity

Taylor dhe Travis pritet të fejohen dhe të bëhen prindër?

Shkruar nga Anabel

21 Mars 2024

Taylor dhe Travis pritet të fejohen dhe të bëhen prindër?
getty

Travis Kelce i ndezi akoma më tepër thashethemet për një fejesë të mundshme dhe një fëmijë me Taylor Swift teksa po diskutonte me vëllain mbi diamantët e rritur në laborator në podkastin e tij “New Heights”.

Ai deklaroi se dëshiron të krijojë së shpejti një laborator për diamantet. “Diamante të krijuar në laborator. Ai është një lojtar i NBA i rritur në laborator. Mezi pres ta bëj një të tillë”, deklaroi sportisti duke iu referuar një sportisti tjetër që po bën të njëjtën sipërmarrje.

Taylor dhe Travis pritet të fejohen dhe të bëhen prindër?

Vëllai i tij i ktheu shpejt përgjigje duke i kërkuar të bëjë kujdes me bisedën pasi mund të nxisë lehtësisht komente dhe teori konspirative. Por dëmi tashmë u bë dhe pas kësaj deklarate fansat kanë shkruar duke e lidhur komentin me Taylor.

“Kjo deklaratë do i bëjë njerëzit të mendojnë se Travis, po mendon fejesën. Por nëse kjo ndodh ai do i japë ndonjë unazë familjeje jo diçka të re”, shkroi dikush.

“Mos po vjen një Travis i vogël”, shkroi një tjetër; “Dikur i lutej për një takim ndërsa tani i lutet për një fëmijë”, shkruan një i tretë; “Mos më thuaj që mezi po pret të ketë fëmijë, çfarë po ndodh”, ka komentuar një tjetër.

Fansa të tjerë kanë reaguar ndryshe duke thënë që komentet janë të tepruarar pasi vëllezërit Kelce thjesht po bëjnë batuta. U bë disa kohë që po qarkullojnë fjalë se Taylor dhe Travis duan ta bëjnë serioze marrëdhënien, megjithatë ende nuk ka pasur konfirmim për këto thashetheme.

Artikuj të sugjeruar: