Muzika

Rikthehet Eminem! Gati për albumin e 12-të

Shkruar nga Anabel

22 Mars 2024

Rikthehet Eminem! Gati për albumin e 12-të
getty

Eminem do të rikthehet me një albim të ri dhe detajet për të i zbuloi Dr. Dre në intervistën për “Jimmy Kimmel Live”. Reperi dhe producenti i njohur zbuloi se albumi i 12-të i reperit të njohur është duke u punuar dhe pritet të publikohet këtë vit.

“Më lejo të të them diçka, Eminem po punon me albumin e ri që del këtë vit. Fola me të dhe më tha që mund ta ndaj me ju publikisht këtë lajm. Kam këngë aty dhe më beso janë të shkëlqyera”, tha producenti.

Eminem e publikoi albumin e fundit të krijuar në studio me titullin “Music to Be Murdered By” në vitin 2020 dhe hit i tij ishte “Godzilla” që arriti të renditej i 3-ti në Billboard. Fansat shprehen shumë të emocionuar për këtë lajm nga një prej reperëve më të mirë të të gjitha kohërave.

Artikuj të sugjeruar: