Flokët

Çfarë është teknika e “vijës skandinave të flokëve” që po qarkullon në TikTok

Shkruar nga Anabel

22 Mars 2024

Çfarë është teknika e “vijës skandinave të
FOTO: Edward Berthelot/Getty Images

Ndoshta, ende nuk ka ikur ajo ndjesia e dimrit, pavarësisht temperaturave të larta që ndoshta me mendje ju çojne në ndonjë ishull tropikal me këmbët e zhytura në rërë, pra praktikisht mund të harmonizoni motin e ngrohtë me ngjyrën e lëkurës, të flokëve dhe jo vetëm.

I gjithë ky skenar është i realizueshëm falë teknikës së re të lyerjes së flokëve që ndryshe quhet “vija skandinave”,  që ju ndihmon të kamufloni disi idenë sikur vërtet sapo jeni kthyer nga pushimet në plazhe dhe me diellin përvëlues.

Nëse e keni të vështirë ta imagjinoni ngjyrën, mendoni nuancën bionde të Pamela Anderson. Teknika, e cila kohët e fundit është përhapur në platformat TikTok dhe Instagram, në fakt funksionon për çdo lloj ngjyre floku.

@tialambourn Hope this helps guys! Please put questions in the comments ? #scandihairline @Redken @RedkenUKI ? original sound - Tialambourn

Çfarë është kjo teknikë?

E thënë me fjalë fare të thjeshta, kjo teknikë lejon që të lyeni flokët vetëm rreth fytyrës, duke përfshirë edhe flokët e reja. Kjo mënyrë lyerje flokësh rikthen shkëlqimin në skajet e flokëve dhe pjesën rrotull fytyrën duke lënë përshtypjen e një lyerje tërësisht të re gati gati për verën, ndërkohë që bëhet fjalë thjesht për një truk.

Ngjyra i referohet kryesishtg biondeve, por kjo mund të apikohet edhe në flokë të kuqe dhe kafe. “Vija skandinave e flokëve” siguron që nuanca e re të përzihet mirë me ngjyrën e plotë të flokëve, edhe pse pjesa e vijës është gati një apo dy ngjyra më e hapur se baza.

Goca, çfarë prisni për ta provuar këtë teknikë?

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Pop Sugar