Celebrity

Blake Lively kërkon falje pasi bëri shaka me foton e edituar të Kate Middleton

Shkruar nga Anabel

23 Mars 2024

Blake Lively kërkon falje pasi bëri shaka me foton e edituar të
FOTO: GARETH CATTERMOLE/WIREIMAGE FOR PARKWOOD

Javën e kaluar, Blake Lively u “argëtua” disi virtualisht duke marrë shkas nga fotoja e edituar që princesha e Uellsit publikoi në Ditën e Grave. Teksa promovonte linjën e re të pijeve, aktorja e “Gossip Girl”, publikoi imazhin e një gruaje të ulur në pishinë, ndërsa kishte vendosur fytyrën e saj në këtë foto. Sigurisht që e gjithë kjo u interpretua si një tentativë fyese dhe përgjigje ndaj fotos familjare të Kate Middleton, për të cilën kjo e fundit pranoi se si një fotografe amatore kishte “futur duart” për të përmirësuar disa detaje.

Por, pasi ditën e djeshme princesha e Uellsit zbuloi se vuan nga kanceri, pa specifikuar llojin e tij, duket se Blake është penduar për postimin e bërë dhe përmes një Story në Instagram shpjegoi se ishte e mërzitur për gjithë këtë situatë.

“Jam e sigurt që askujt nuk ia ndjen për këtë sot, por më duhet ta pranoj se kam bërë një postim idiot rreth furisë së “dështimeve të photoshop-it”  dhe kjo më ka mërzitur. Më vjen keq! Shumë dashuri dhe urimet më të mira për të gjithë, gjithmonë,” shkruan kështu në postimin e saj, Lively.

Blake Lively kërkon falje pasi bëri shaka me foton e edituar të

Duket se aktorja nuk ishte e vetmja në radhët e të famshmëve që u tall me familjen mbretërore. Kim Kardashian, Andy Cohen dhe John Oliver gjithashtu kanë bërë shaka me imazhet e edituara të Kate.

Princesha e Uellsit, përmes një mesazhi me video ditën e djeshme zbuloi se është diagnostikuar me kancer dhe se po bën seanca kimioterapie.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anabel Entertainment (@anabel.entertainment)

“Sigurisht, kjo ishte shokuese dhe William dhe unë po bëjmë gjithçka që të procesojmë dhe menaxhojmë këtë çështje private për hir të fëmijëve”, tha Kate, 42 vjeç. “Siç mund ta imagjinoni, kjo ka marrë kohë. Më ka marrë kohë për t’u rikuperuar nga operacioni im, në mënyrë që të nis me trajtimin”, u shpreh ajo ditën e djeshme.

Artikuj të sugjeruar: 




Burimi: Instyle