
Familja e Cameron Diaz sapo u zgjerua! Aktorja e njohur dhe bashkëshorti i saj, muzikanti Benji Madden njoftuan dje përmes një postimi në Instagram se janë bërë prindër për herë të dytë. Këtë herë është djalë dhe çifti e ka quajtur Cardinal Madden.
“Jemi të bekuar dhe të emocionuar për të njoftuar lindjen e djalit tonë, Cardinal”, shkroi çifti në postimin në rrjetin social.
“Ai është i mrekullueshëm dhe ne të gjithë jemi shumë të lumtur që është këtu! Për sigurinë dhe privatësinë e fëmijëve, ne nuk do të postojmë asnjë foto, por ai është vërtet i lezetshëm. Ne ndihemi kaq të bekuar dhe mirënjohës. Ju dërgojmë shumë dashuri nga familja jonë. Urimet më të mira për të gjithë ju!”
View this post on Instagram
Djali është fëmija i dytë i çiftit, pas vajzës së madhe, Raddix, për të cilën sërish Cameron dhe Benji bën një njoftim në Instagram në vitin 2020 për të bërë të ditur lajmin e bukur.
Aktorja e famshme dhe partneri i saj janë treguar gjithnjë shumë të përmbajtur kur vjen puna e publikimit të fotove të fëmijëve, kjo me qëllimin e vetëm për të ruajtur dhe mbrojtur privatësinë e tyre. Por, ky fakt nuk e ka penguar Diaz që të flasë për jetën si nënë.
“Në shtatë muajt e fundit, unë kam hyrë në fazën më të mirë të jetës sime: (në ate5 që quhet) mëmësia!”, u shpreh kështu Diaz për "Rolling Stone" në korrik 2020.
Ajo gjithashtu i tha Jimmy Fallon gjatë një interviste në "The Tonight Show" në të njëjtin vit se gjatë muajve të pandemisë së Covid 19 se karantina me foshnjën e saj ishte "parajsë".
Aktorja kujton shpesh këshillën që i kanë dhënë njerëzit në lidhje me fëmijët. “Kënaquni me fëmijët sidomos kur janë foshnje të vogla sepse koha kalon shumë shpejt,” ka thënë aktorja kohë më parë.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: NBC News