
Chiara Ferragni dhe Fedez janë në lupën e mediave për marrëdhënien e tyre dhe krizën në çift. Së fundmi, janë bërë bashkë për fëmijët në ditëlindjet e tyre përkatëse, por ka një detaj tjetër që po komentohet shumë.
Njerëzit dhe ndjekësit kanë vënë në dukje faktin se të dy kanë nisur të postojnë foto ku fëmijëve nuk u duket fytyra. Ka nga ata që kanë komentuar duke thënë: “Tani u kujtuat për t’i fshehur?”
Por pse ka ardhur ky ndryshim?
Mediat italiane kanë zbuluar se e gjithë kjo situatë ka ardhur prej kërkesës insistuese të Fedez ndaj Chiara-s. Reperi i ka kërkuar të mos ekspozojë më fëmijët dhe vetë sipërmarrësja i ka kërkuar në këmbim të mos e përmendë në intervista. Ky diskutim thuhet se ka ndodhur së fundmi dhe të dy duan të ruajnë fëmijët nga komentet dhe zhurma online.
Edhe nëse Chiara nuk do donte ta zbatonte këtë kërkesë, mediat zbulojnë se ligji e detyron për shkak të kujdestarisë së përbashkët që ndan me bashkëshortin.
Fedez dhe Chiara vazhdojnë të jenë në krizë, po jetojnë të ndarë dhe shmangin çdo dalje publike bashkë. Vetë Chiara ka zbuluar se kjo fazë e jetës është shumë e vështirë dhe duan privatësi për të sheshuar problemet e tyre.
Artikuj të sugjeruar: