Celebrity

Kanye bën thirrje të mos e thërrasin më me “emrin e skllavërimit” o.O

Shkruar nga Anabel

24 Mars 2024

Kanye bën thirrje të mos e thërrasin më me “emrin e
getty

Drejtuesi i stafit të reperit Kanye West, Milo Yiannopoulos ka dërguar një letër publike ku kërkon që reperit t’i drejtohen me emrin Ye dhe jo me emrin e skllavërimit.

“Ye është nga personat më të njohur në botë, madje në një linjë me Papën dhe presidentin. Ai nuk e mori kot vendimin për të ndërruar emrin dhe për të hedhur poshtë gjithë fitimet nga marka ‘Kanye West’. Ndryshimi u bë i plotë, është ligjor dhe i përhershëm. Ai tashmë është Ye”, u shpreh zëdhënësi duke iu drejtuar mediave, publikut, platformave të muzikës, dyqaneve, websiteve etj.

Në letër kërkohet me ngulm që të bëhen ndryshimet e nevojshme në çdo platformë për referimin që i bëhet West.

“Ka pasur shumë raste kur i janë drejtuar me emrin e tij si skllav. Ye është një person me ngjyrë që kërkon të njihet në Amerikë si çdokush tjetër”, thuhet më tej në letër.

Kujtojmë se emri i Kanye u ndërrua ligjërisht në 2021-shin, pas një kërkese të bërë në gjykatë.

Artikuj të sugjeruar: