
Harry mund të jetë princ, por në një pikë është njësoj me të gjithë botën. Po flasim pikërisht për faktin që ashtu si të gjithë ne, ai e mori vesh se Kate Middleton është diagnostikuar me kancer përmes televizorit, kur u transmetua videoja në të cilën princesha e Uellsit tregoi se është prekur nga sëmundja dhe se po bën kimioterapi parandaluese.
“Shumë burime konfirmojnë se nuk ka pasur asnjë bisedë mes tyre dhe se Harry e mësoi diagnozën e Kate përmes televizorit, në të njëjtën kohë me publikun”, raporton Page Six.
Pasi mësuan lajmin shokues, princi Harry dhe Meghan Markle menjëherë, përmes një deklarate publike, i uruan Kate dhe familjes së saj shëndet dhe shërim të shpejtë. “Urojmë shëndet dhe shërim për Kate dhe familjen. Urojmë që ata të kenë mundësi ta bëjnë këtë privatisht dhe në paqe”, shkruhej në deklaratë.
Gjithashtu, një tjetër burim për The Times UK u shpreh se ata s’e kishin idenë fare se ç’bëhej me shëndetin e 42-vjeçares. “Ata s’e kishin idenë dhe e mësuan nga lajmet në të njëjtën kohë me të gjithë botën. Kjo tregon për dëmin e pariparueshëm që ata kanë shkaktuar. Besimi i familjes mbretërore është thyer dhe ajo është në rregull me distancimin nga çifti”.
Kate Middleton njoftoi më 22 mars se ajo është diagnostikuar me kancer, pa e bërë të ditur llojin e tij. Ajo e cilësoi lajmin si “shokues” për familjen e saj dhe u kërkoi njerëzve të respektonin privatësinë e familjes në një periudhë kaq delikate.
Artikuj të sugjeruar:
- Çfarë është kimioterapia parandaluese që po bën Kate për të luftuar kancerin
- 8 momentet kur familja mbretërore bëri publike sfidat me shëndetin
- Blake Lively kërkon falje pasi bëri shaka me foton e edituar të Kate Middleton
- Kush e detyroi Kate Middleton që të tregonte se është prekur nga kanceri?
- Princ Harry dhe Meghan Markle flasin për Kate Middleton