Kim Kardashian po vendoset nën presion për të hequr postimin që ajo bëri gjatë qarkullimit të teorive konspirative për zhdukjen e princeshës së Uellsit. Por, sidomos pasi Kate Middleton njoftoi se është prekur nga kanceri, njerëzit e shohin si të pandjeshëm këtë postim.
Në 17 mars, Kardashian postoi një foto të sajën para një makine luksoze, e veshur me pantallona lëkure dhe bluzë të zezë, ndërsa mbishkrimi i fotos ishte: “Rrugës për të gjetur Kate,”! Vetëm pak ditë më pas, princesha njoftoi përmes një videoje se është prekur nga kanceri dhe se ajo ka nisur kimioterapinë parandaluese.
View this post on Instagram
“Pasi u zbulua se ajo ka kancer, ti duhet ta heqësh postimin. Është jashtëzakonisht e pandjeshme dhe ti i detyrohesh princeshës një ndjesë”, shkroi një person. "Unë mendoj se nevojitet një falje!" ka shkruar një tjetër individ. "Kim, kërkoji falje!"; "A mund të kërkoni falje në vend të gjithë gjërave që po bëni këto kohë?" ishin disa nga komentet.
Në një video në "The Daily Mail", një fotograf dëgjohet duke pyetur Kardashian: "A keni ndonjë koment për Kate?" teksa largohet nga loja e futbollit të djalit të saj. Kim në fakt, u largua në heshtje pa thënë asnjë fjalë për këtë çështje.
Zbulimi tronditës bëri që ndjekësit e rrjeteve sociale t’i ktheheshin keq Kim-it, duke i kërkuar asaj të fshijë postimin, e madje të kërkojë publikisht falje.
Kardashian nuk është i vetmi personazh i famshëm që bëri shaka rreth teorive të konspirative për zhdukjen e Kate. Stephen Colbert, John Oliver, Jimmy Kimmel dhe Andy Cohen gjithashtu përdorën nota fyese në postimet dhe reagimet e tyre, ndërsa Blake Lively kërkoi falje duke e quajtur njëherësh postimin komplet idiot!
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: The Independent