Celebrity

Anne Hathaway flet për abortin dhe vështirësitë e të pasurit një fëmijë

Shkruar nga Anabel

25 Mars 2024

Anne Hathaway flet për abortin dhe vështirësitë e të
Getty

Anne Hathaway ka vendosur të tregohet e sinqertë dhe të ndajë eksperiencën e saj me abortin në një intervistë për Vanity Fair, duke zbuluar se në vitin 2015, teksa luante në shfaqjen teatrale “Grounded” ku i duhej të “lindte” çdo natë në skenë, ajo humbi fëmijën.

“Hera e parë nuk funksionoi për mua. Isha duke realizuar një shfaqe teatrale ku më duhej të ‘lindja’ çdo natë dhe humba fëmijën”, zbuloi aktorja duke theksuar se e mbajti këtë lajm të fshehtë nga publiku, por e ndau me miqtë e saj.

“Ishte shumë e rëndë për ta mbajtur e vetme si barrë, sidomos kur më duhej të ngjitesha në skenë e të sillesha sikur çdo gjë ishte mirë”, vazhdon Anne më tej.

Anne Hathaway flet për abortin dhe vështirësitë e të
Getty

Hathaway theksoi se është shumë e vështirë të duash një gjë aq shumë dhe të mos e arrish, teksa e ka kujtuar eksperiencën si shumë të dhimbshme.

Aktorja ka dy djem, Jonathan, 8 vjeç dhe Jack, 4 vjeç, me bashkëshortin Adam Shulman. Ajo lajmëroi se ishte shtatzënë më fëmijën e dytë në 2019-ën, kur edhe zbuloi se shtatzënitë e saj kanë qenë të vështira. Anne, asokohe u kujtoi të gjitha grave që janë duke kaluar në të njëjtën situatë se nuk janë vetëm.

Artikuj të sugjeruar: