
Prince William po bën më të mirën që mundet për të qenë një bashkëshort mbështetës dhe baba i mirë, teksa gruaja e tij Kate Middleton i tregoi botës se po ndjek kimioterapinë për të luftuar kancerin. Ekspertja mbretërore Katie Nicholl ka zbuluar për ET se në pallatin Kensington ka optimizëm dhe familja është e bashkuar për të përballuar gjithçka po ndodh.
“Kate është optimiste, nga ana tjetër për William është shumë e vështirë kjo situatë, por ai vazhdon të mbetet mbështetja kryesore e partneres së 20 viteve”, zbulohet nga burimet e brendshme të familjes.
“Ka shumë presion ndaj princit të Uellsit. Ai duhet të jetë krah edhe për babain, po aq sa për mbretëreshën e sigurisht, për gruan e tij”, thotë Nicholl.
Kujtojmë se rreth dy muaj para Kate, lajmi për diagnostikim me kancer u zbulua edhe për mbretin Charles. Tashmë vetë Kate, e cila ishte vënë në qendër të teorive konspirative për zhdukjen prej javësh nga mediat dhe aktivitetet mbretërore, zbuloi se ka kancer dhe po kryen kimioterapinë. Video e princeshës që tregon për problemin shëndetësor u bë virale në kohë rekord dhe mbështetja ndaj saj online ka qenë e madhe.
Artikuj të sugjeruar:
- Njerëzit shpërthejnë ndaj Kim: “Kërkoji falje Kate Middleton”
- Nisur nga Kate Middleton: Si t’u flasësh fëmijëve për kancerin?
- Njësoj si e gjithë bota, Harry dhe Meghan mësuan për sëmundjen e Kate përmes lajmeve
- Kush e detyroi Kate Middleton që të tregonte se është prekur nga kanceri?
- Kate Middleton zbulon se është diagnostikuar me kancer