Celebrity

Agjentët federalë bastisin pronat e Sean Diddy

Shkruar nga Anabel

26 Mars 2024

Agjentët federalë bastisin pronat e Sean Diddy

Shtëpitë e Sean Diddy Combs në Los Angeles dhe Miami u bastisën nga Siguria Kombëtare gjatë ditës së hënë, për të marrë prova për hetimin e vazhdueshëm ku ai akuzohet për trafikim seksual.

Agjentët federalë bastisin pronat e Sean Diddy

Agjentët federalë bastisin pronat e Sean Diddy
 
Agjentët federalë u panë duke mbërritur në pronat e reperit në lagjen luksoze “Holmby Hills” në Los Angeles dhe Miami. Në një video të siguruar nga TMZ, agjentët federalë grumbulluan sende nga pronat e tij, ndërsa sipër shtëpive fluturonin helikopterë të shumtë.

Agjentët federalë bastisin pronat e Sean Diddy
 
Gjithashtu, fqinjët e tij u morën në pyetje, si dhe u prangosën dy djemtë e tij, Justin dhe King CombsNdërsa një përfaqësues për Hetimet e Sigurisë Kombëtare tha për TMZ:

“Gjatë ditës së sotme, Hetimet e Sigurisë Kombëtare (HSI) ekzekutuan veprime në zbatimi të ligjit, si pjesë e një hetimi në vazhdim, me ndihmën e HIS Los Angeles, HSI në Miami dhe partnerëve tanë lokalë. Ne do të japim informacione të mëtejshme kur të jenë të disponueshme”.

Agjentët federalë bastisin pronat e Sean Diddy

Bastisja e pronave të tij vjen pas padive të shumta, të ngritura kundër themeluesit të “Bad Boy Records”, duke përfshirë akuza për sulm dhe trafikim njerëzor, të cilat Diddy i ka mohuar. Në shkurt, një punonjës paditi Diddy-n dhe e akuzoi për sulm seskual, ndërsa ishte duke punuar për albumin e tij të vitit 2023, “The Love Album: Off the Grid”. Sipas tij, sulmet kanë ndodhur në mënyrë të përsëritur që prej shtatorit të vitit 2022, deri në nëntor 2023.

Agjentët federalë bastisin pronat e Sean Diddy
 
Avokati i Diddy-t, Shaën Holley, u shpreh më parë për Page Six se personi në fjalë, i njohur si Lil Rod, është thjesht një gënjeshtar që kërkon të fitojë pa pikë turpi 30 milionë dollarë nga kjo padi.

Agjentët federalë bastisin pronat e Sean Diddy
 
Në nëntor të vitit të kaluar, ish-e dashura e Diddy-t, Casandra Ventura (Cassie) e paditit producentin për përdhunim dhe abuzim.

Artikuj të sugjeruar: