Social Buzz

E dini pse pranvera njihet si sezoni i fillimeve të reja? Ja ç’duhet të bëni

Shkruar nga Anabel

26 Mars 2024

E dini pse pranvera njihet si sezoni i fillimeve të reja? Ja

A ju ndodh edhe juve që me ardhjen e pranverës, të dilni nga “gjumi dimëror” e të kërkoni fillime të reja? Hyrja e pranverës është koha që cikli i letargjisë të përfundojë dhe të nisim të jetojmë me një ritëm tjetër.

Pranvera njihet si “stina e shpresës” sepse simbolizon “ringjalljen” e jetës pas ditëve të ftohta dhe të errëta të dimrit. Kjo energji e re na ndihmon të jemi më optimistë dhe të motivuar për të nisur ditën.
Vërtet janari nis vitin kalendarik, por në të vërtetë nuk është muaji i përsosur për ndryshime. Në pranverë, kur moti ngrohet dhe lulet çelin, është më e lehtë që planet tona të “vijnë në jetë”.

E dini pse pranvera njihet si sezoni i fillimeve të reja? Ja

Në mjekësinë tradicionale kineze, pranvera lidhet me elementin e drurit. Sipas traditës së lashtë kineze, element përfaqësohet brenda trupit tonë nga mëlçia dhe fshikëza e tëmthit dhe këto organe njihen si “arkitektët” e vendimmarrjes dhe planifikimin e së ardhmes. Prandaj është e kuptueshme që ne të ndihemi më të aftë për të planifikuar dhe krijuar ndryshime në këtë kohë të vitit.

Në vijim gjeni disa mënyra për të shfrytëzuar energjinë e pranverës:

E dini pse pranvera njihet si sezoni i fillimeve të reja? Ja

1. Bëni plane për të kaluar më shumë kohë në natyrë

Qoftë kopshtari, të shijosh një filxhan kafeje në kopësh ose të nxirrni qenin shëtitje, të qenit në natyrë do t’ju mbushë me energji. Toka përmban baktere dhe mikroorganizma të dobishëm që mund të stimulojnë sistemin tonë imunitar dhe të përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm.

E dini pse pranvera njihet si sezoni i fillimeve të reja? Ja

2. Festoni ekuinoksin!

Ekuinoksi i pranverë (20 mars) është një çast i mirë për të vlerësuar ndryshimin e stinëve. Si ta festoni? Vendosni lule pranverore në kuzhinë, shëtisni në një vend të preferuar, gatuani një vakt të stinës etj.

E dini pse pranvera njihet si sezoni i fillimeve të reja? Ja

3. Organizoni sendet!

Ardhja e pranverës është koha e përkryer për të rregulluar dhe organizuar ambientet tona të jetesës. Mblidhni palltot dhe çizmet dimërore dhe ndërroni jorganët e dimrit.

E dini pse pranvera njihet si sezoni i fillimeve të reja? Ja

4. Gati për zakone më të shëndetshme?

Tani sythat e shijes duan ushqime të freskëta, të lehta dhe të gjalla, ndaj gatuani perime jeshile, si brokol, lakër jeshile, argjinarë etj. Gjithashtu mund të nisni palestrën për të mbajtur trupin dhe mendjen në formë.

E dini pse pranvera njihet si sezoni i fillimeve të reja? Ja

Përpos këtyre, nëse jeni duhanpirës/e mund të kaloni në alternativa më pak të dëmshme, si pajisja me ngrohje IQOS, e cila është një alternativë më e mirë se duhanpirja tradicionale.

Marsi na ofron mundësinë për të përqafuar ndryshimin në çdo detaj dhe për t’u marrë me veten me ritmin e gëzueshëm të pranverës.

- Artikull promovues