Celebrity

Videoja e Diddy dhe Justin shqetëson internetin

Shkruar nga Anabel

27 Mars 2024

Videoja e Diddy dhe Justin shqetëson internetin
getty

Një video e papërshtatshme e Diddy dhe Justin Bieber ka nisur të qarkullojë online pasi shtëpia e reperit u bastis nga policia në vazhdimësi të kërkimeve për implikim të reperit në trafik seksual. Në videon e shkurtër të publikuar, reperi është krah Justin kur ky i fundit ishte vetëm 15 vjeç dhe fraza që Diddy thotë ka sjellë reagime.

Videoja e Diddy dhe Justin shqetëson internetin

“Atje ku do shkojmë sot dhe çfarë do bëjmë është informacion që nuk mund ta ndajmë me ju, por mund të them që është ëndrra e çdo 15-vjeçari”, shpjegon Diddy.

Videoja e Diddy dhe Justin shqetëson internetin

Më tej reperi thekson se për 48 orët në vazhdim, Bieber ishte në kujdesin e tij dhe se “do bënin gjëra të çmendura”.

Videoja e Diddy dhe Justin shqetëson internetin

“Kjo është e frikshme. Ku ishin prindërit e Justin? Dhe Usher jetonte me Diddy-n kur e solli”, shkruan dikush.

Videoja e Diddy dhe Justin shqetëson internetin

“Dikush duhet të sigurohet se Justin është mirë”, shkruan një tjetër; “Kjo video është shumë shqetësuese. Diddy mund të jetë veç maja e ajsbergut. Kushedi sa fëmijë janë përfshirë”, shkruan një i tretë.

“Pse duhej të kalonte kohë Diddy me Justin kur ishte kaq i vogël”, pyet më tej dikush.

Reperi i njohur është në investigim për trafikim seksual, po ashtu në luftë gjyqësore me ish-partneren e tij, e cila e ka akuzuar për përdhunim dhe abuzim fizik e psikologjik.

Artikuj të sugjeruar: