Celebrity

Një tjetër video e Justin dhe Diddy-t po qarkullon në rrjet dhe njerëzit s’i kursejnë komentet

Shkruar nga Anabel

29 Mars 2024

Një tjetër video e Justin dhe Diddy-t po qarkullon në rrjet dhe
Një tjetër video “shqetësuese” mes Diddy-t dhe Justin Bieber, asokohe adoleshent, po qarkullon online, pas akuzave shokuese ku njerëz të ndryshëm thonë se Diddy ka ndërtuar një rrjet prostitucioni, sulmonte njerëz seksualisht dhe merrej me trafikim.

Një tjetër video e Justin dhe Diddy-t po qarkullon në rrjet dhe

Në videon virale, reperi Diddy shihet duke takuar këngëtarin e “Peaches” në studio dhe e pyet se pse Justin është distancuar prej tij: “Ç’bën o burrë, a je mirë? Duke shitur bileta nëpër arena? Ke nisur të sillesh ndryshe, huh? S’më ke marrë më në telefon që të dalim si kemi dalë më parë”. Më pas, ai nxjerr telefonin dhe i shkruan numrin e vet.

Videoja, ndonëse e shkurtër, ka ngjallur goxha komente, ku njerëzit kanë analizuar sjelljen e Justin. “Fëmija i gjorë, nuk di ç’të thotë”; “Justin duhet të jetë ndjerë shumë nervoz pranë tij”; “Ok, kjo video është e frikshme”.

Një tjetër video e Justin dhe Diddy-t po qarkullon në rrjet dhe

Më herët gjatë kësaj jave, një tjetër video qarkulloi në rrjet, ku Diddy tregonte se si do të kalonte 2 ditët me Justin. “Ne do të dalim dhe do të bëjmë gjëra që nuk mund t’i tregojmë, por janë një ëndërr për një 15-vjeçar”, shprehej Diddy referuar moshës së Justin.

Artikuj të sugjeruar: