Celebrity

Billie Eilish thumbon artistët e famshëm, por pse?

Shkruar nga Anabel

29 Mars 2024

Billie Eilish thumbon artistët e famshëm, por pse?
Getty


Billie Eilish ka bërë një reagim kundrejt paketimeve të albumeve dhe vinilëve që artistët e mëdhenj publikojnë, të cilat janë një metodë aspak ekonomike dhe jomiqësore me planetin. Këngëtarja nuk përmendi ndonjë emër në veçanti, por iu referua “artistëve të mëdhenj”, të cilët përdorin disa paketime për albumet e tyre.

Billie Eilish thumbon artistët e famshëm, por pse?
Getty

“Ne jetojmë në këto ditë dhe në këtë epokë, ku për disa arsye është shumë e rëndësishme për disa artistë që të bëjnë të gjitha llojet e vinilëve dhe paketimeve të ndyshme, që i rrit shitjet dhe fitimet”, u shpreh Billie në intervistën e saj me Billboard.

Më tej, tha:

“As nuk dua ta them se sa e kotë është. Është pikërisht përballë nesh. Më duket shumë zhgënjyese si dikush nuk mund të bëjë më të mirën e mundshme”. Ajo mori shembullin e saj, duke thënë se në ekipin e saj, të gjithë janë shumë të prirur drejt natyrës. “E më pas, vijnë ca nga artistët më të mëdhenj në botë që bëjnë 40 paketime të ndryshme vinilësh, që kanë një gjë unike vetëm që ju të vazhdoni dhe të blini sa më shumë”.

Ajo tha dhe se është irrituese për të sepse jemi në një pikë ku këta VIP- a kujdese aq shumë për shifrat dhe për të bërë para. “Të gjithë artistët tuaj të preferuar e bëjnë këtë”, tha ajo me bindje.

Billie Eilish thumbon artistët e famshëm, por pse?
Getty

Në fakt, Billie ka të drejtë, pasi vetëm Taylor Swift do të publikojë 4 versione të ndryshme të albumit të saj “Tortured Poets Department”, i cili do të publikohet më 19 prill. Çdo album vjen me të njëjtat 16 këngë bazë, por secili version ka nga një këngë unike dhe vepra artistike të albumit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Taylor Swift (@taylorswift)

Sa i përket Billie-t, ajo e ka bërë pjesën e saj, pasi kënga e saj “Happier Than Ever” (2021) erdhi në 8 versione të ndryshme, të bëra nga vinili 100% i riciklueshëm dhe i paketuar me mbështjellës të krijuar nga kallami i sheqerit. Edhe opsionet e tjera, përpos vinilit të zi, ishin bërë me materiale të ricikuleshme.

Billie Eilish thumbon artistët e famshëm, por pse?

Eilish gjithashtu ka ndihmuar me fonde projektin e dekarbonizimit të muzikës “REVERB”, i cili synon të eliminojë emetimet e karbonit, të cilat burojnë nga industria e muzikës.

Artikuj te sugjeruar: