Daphne Joy, emri i së cilës u përmend si punonjëse seksi në rrjetin e supozuar të trafikimit, të udhëhequr nga Sean Diddy Combs, ka akuzuar ish-partnerin e saj, 50 Cent, se e ka dhunuar fizikisht, seksualisht, madje edhe e ka përdhunuar.
“Le të përqendrohemi te veprimet e tua të liga të përdhunimit dhe abuzimit fizik ndaj meje. Ti nuk je më shtypësi im dhe Zoti do të më drejtojë nga tani e tutje”, shkroi ajo në një postim në Instagram. “Ti dëmtove përgjithmonë shpresën time të fundit që kisha për ty si një figurë atërore me deklaratat e tua të fundit dhe të rreme, që bëre kundër meje. Ti na theve zemrën për të fundit herë”, shtoi ajo, referuar edhe të birit 12-vjeçar, Sire, për të cilin bashkëprindëron me 50 Cent (emri i vërtetë i së cilit është Curtis James Jackson).
Reagimi i Joy vjen pas vendimit të 50 Cent për të marrë kujdestarinë e plotë të djalit. Sipas përfaqësuesve ligjorë të reperit, ai po e ndërmerr këtë hap pas akuzave se Joy ka qenë një punonjëse seksi për Diddy-n. Përfaqësuesi i reprit, duke folur në emrin e tij, u shpreh për People:
“Akuzat shqetësuese në deklaratat e paraqitura kohët e fundit në një çështje gjyqësore në lidhje me Daphne Joy, nëna e fëmijës sim 12-vjeçar, më kanë shtyrë të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për të mbrojtur djalin tim, Sire. Akuzat e fundit, të rreme dhe të pabaza të Daphne Joy, janë qartë një përgjigje e vendimit tim për të kërkuar kujdestarinë e plotë të djalit tim. Im bir, Sire, është prioriteti im kryesor dhe mbajtja e tij në një mjedis të sigurt është fokusi im i vetëm në këtë periudhë”.
Daphne u kundërpërgjigj në Instagram, duke thënë: “Gjyq familjar, shkëlqyeshëm!” dhe më pas u shpreh se “atij i mungon një figurë atërore në jetën e tij dhe se ka nevojë për udhëzime nga një burrë”.
Ajo foli edhe për marrëdhënien e tij me djalin, Sire: “Ne erdhëm në New York që të të jepnim mundësinë të ishe baba për djalin tënd dhe ti e ke parë atë 10 herë në 2 vitet e fundit, kur ne kemi jetuar 16 km larg teje”.
Në vitin 2013, 50 Cent u akuzua për dhunë në familje kundrejt Joy dhe u shpall fajtor për një akuzë më të vogël, siç është vandalizimi. Mes tyre ndodhi një incident, ku ai supozohet të ketë goditur Joy-n në stomak, por u akuzua sepse shkatërroi pronën e saj gjatë një debati. Reperi arriti të bënte një marrëveshje me gjykatësit e Los Angeles, duke mos u burgosur, por shleu 3 vjet shërbim prove dhe 30 ditë shërbim në komunitet.
Artikuj të sugjeruar: