Celebrity

Nisur nga videoja e Hailey Bieber: Ç’duhet të dish për dermatitin perioral

Shkruar nga Anabel

30 Mars 2024

Nisur nga videoja e Hailey Bieber: Ç’duhet të dish për
FOTO: GETTY IMAGES

Pavarësisht lëkurës me shkëlqim, trendeve të bukurisë që përcjell si një ikonë e modës dhe e stilit, duket se Hailey Bieber është treguar e sinqertë me ndjekësit e saj përmes një videoje në TikTok ku ka treguar edhe për sëmundjen e lëkurës nga e cila vuan.

Modelja zgjodhi që ta ndajë këtë përvojë virtualisht duke zbuluar se prej disa kohësh vuan nga një sëmundje lëkure që ndryshe quhet dermatiti perioral.

“Dermatiti perioral është një çrregullim i lëkurës që i ngjan akneve ose rosacea-s (skuqje e lëkurës)”, shkruan ajo në mbishkrimin e videos. "Në shumicën e rasteve, janë disa akne të vogla të kuqe që formohen në pjesën e poshtë të fytyrës, më saktë rreth gojës dhe hundës,” vijoi Bieber.

Modelja shtoi se këtë sezon është duke përjetuar një shpëthim të keq të kësaj sëmundjeje, ndaj ndarja e eksperiencës personale dhe produkteve që ajo përdor për ta trajtuar dermatitin perioral ishte një tjetër shtysë për të folur me ndjekësit virtualë.

@haileybieber

Perioral Dermatitis! Lets talk about it!!

? Aesthetic Vibes - Megacreate

“Gjatë natës përdor kremin me acid azelaik që ndihmon në reduktimin e inflamacionit të lëkurës. Gjatë ditës përdor clindamycin, që është një tjetër produkt që merre nga dermatologu,” shtoi modelja.

Përveç linjës së saj të bukurisë, Hailey Bieber ka folur shpesh për fiksimin që ajo ka në hidratimin e lëkurës, një orientim që në fakt e ka marrë nga e ëma. “Kam parë gjithnjë mënyrën sesi ajo është kujdesur për lëkurën, që nga hidratimi tek mbrojtja nga dielli, sidomos këto 20 vitet e fundit. Kujdesi i nënës time për lëkurën ka qenë një pasqyrë dhe shtysë e madhe që të orientohem drejt industrisë së bukurisë jo vetëm në aspektin e biznesit, por edhe në atë personal,” kështu është shprehur Hailey në një intervistë për “People” pak kohë më parë.

Çfarë është dermatiti perioral?

Dermatiti perioral është një skuqje inflamatore në lëkurën rreth gojës, poshtë hundës dhe syve. Kjo sëmundje shfaqet si një skuqje në lëkurë, por në formë aknesh ose lëkurë të rrjepur. Në lëkurat më të errëta, shfaqet si i hiperpigmentuar në ngjyrë kafe. Kjo gjendje prek gratë nga mosha 20 deri në 45 vjeç, por sëmundja mund të prekë dhe fëmijët e çdo moshe. Episodet e dermatitit perioral mund të zgjasin disa javë ose muaj.

Çfarë e shkakton këtë sëmundje lëkure?

Shkaku i dermatitit perioral është ende i panjohur. Por, mjekët dermatologë mendojnë se ndikim në këtë gjendje kanë edhe faktorë të tillë si përdorimi i kremrave me përbërës të fortë, pilulat kontraceptive, kremi i diellit, një infeksion bakterial, pështymë e vazhdueshme etj.

Si trajtohet?

Kolegji Amerikan Osteopatik i Dermatologjisë (AOCD) rekomandon se nëse po përdorni kremra të ashpër për fytyrën apo spray për zhbllokimin e hundëve, ato të ndërpriten deri në qetësimin e simptomave të këtij dermatiti. Por, kremat dhe antibiotikët që mund të përdoren për këtë sëmundje në varësi të shkallës së përhapjes jepen të gjitha me recetën e mjekut dermatolog.

Artikuj të sugjeruar: 



Burimi: Instyle