
Këngëtarja ka festuar ditëlindjen e saj të 38-të këtë javë, duke “lëshuar dorën” me plot dhurata për admiruesit e muzikës së saj, duke njoftuar se do të sjellë një këngë të re, por edhe duke shokuar njerëzit me ndryshimin e vetullave.
View this post on Instagram
"Sot ishte një ditë kaq e veçantë për mua, nuk më kujtohet kur kam qenë kaq e lumtur në ditën e lindjes sime. Jam e dashuruar me shokun tim më mirë, miqtë dhe familja ime gëzojnë shëndet të plotë. Ndiej se zemra ime po shpërthen nga mirënjohja, por edhe për sa i takon muzikës. Jam duke shkruar muzikën time më të mirë sepse njerëzit mezi presin këngët e mia,” tha artistja në postimin e saj.
Në mbrëmjen e ditëlindjes u pa duke hyrë në një restorant në Los Angeles me partnerin, Michael Polansky.
E veshur e gjitha më lëkurë të zezë dhe me flokë të gjata bionde, Lady Gaga i habiti jo pak njerëzit me ndryshimin e vetullave, që gati ka transformuar tërësisht pamjen e saj.

Në aspektin profesional, albumi i fundit i Lady Gaga-s është "Chromatica" i vitit 2020, i cili kishte duete me Blackpink, Ariana Grande-n dhe Elton John. Në vitin 2021, ajo publikoi pjesën e dytë të dueteve me të ndjerin Tony Bennett. Në të njëjtin vit, ajo ripublikoi “Born this way” për të përkujtuar dhjetëvjetorin e albumit.
Artikuj të sugjeruar: