Celebrity

Këngëtarja e njohur thotë se do të heqë dorë nga muzika

Shkruar nga Anabel

30 Mars 2024

Këngëtarja e njohur thotë se do të heqë dorë nga

Lizzo, këngëtarja që është vlerësuar edhe me çmime Grammy, përmes një postimi në Instagram, njoftoi se do të heqë dorë nga industria e muzikës. Në postim, ajo ndan me njerëzit lajmin, si dhe arsyet që e çuan në këtë vendim.

“Jam e lodhur që tërhiqem zvarrë nga të gjithë në jetën time dhe në internet. Gjithçka dua është të bëj muzikë, t’i bëj njerëzit të lumtur dhe të ndihmoj botën që të jetë një vend pak më i mirë nga ai që gjeta unë, por kam nisur të ndihem sikur bota nuk më do mua në të”.

Më tej, vijoi:

“Unë, vazhdimisht, jam kundër gënjeshtrave që thuhen për mua për klikime…Karakteri im po zgjidhet nga njerëz që as nuk më njohin dhe (vendosin) të mos respektojnë emrin tim. Po heq dorë”, përfundoi ajo postimin.

Këngëtarja e njohur thotë se do të heqë dorë nga

Reagimi i Lizzo-s vjen pasi ajo u padit nga tre ish-balerina të saj, të cilat pretendojnë se u janë nënshtruar një mjedisi armiqësor pune dhe ngacmimesh seksuale kur ishin anëtare të ekipit të kërcimit. Padia pretendon se Arianna Davis, Crystal Williams dhe Noelle Rodriguez  ishin "të detyruara të duronin sjellje denigruese seksuale" dhe "u vunë në presion për të marrë pjesë në shfaqje shqetësuese seksi" midis viteve 2021 dhe 2023.

Thuhet se një nga balerinat, Arianna Davis, ishte nxitur nga këngëtarja që të "prekte gjoksin e një interpretueseje nudo" kur ishin në një klub në Red Light District në Amsterdam në shkurt. Nga frika e hakmarrjes, thuhet se ajo pranoi, ndonëse e kishte shprehur shumë herë se nuk kishte dëshirë ta prekte.

Një tjetër ish-balerinë pretendon se roli i saj në ekip u vu në pikëpyetje nga këngëtarja, e cila shprehu shqetësime “të fshehta” për “shtimin në peshë” të balerinës dhe i ushtroi asaj presion për “të shpjeguar peshën e saj” si edhe të zbulojë detaje intime personale.

Për më tepër, padia pretendon se drejtuesja e ekipit të vallëzimit, Shirlene Quigley, i nxiti bindjet e saj të krishtera te balerinët dhe u tall me ata që kryenin marrëdhënie seksuale paramartesore. Ajo akuzohet gjithashtu se ka diskutuar hapur për virgjërinë e një prej ish-balerinave.

Artikuj të sugjeruar: