Instagramming

Armaldo përfitoi nga përjashtimi i Eglës, për të rikujtuar se mbeti pa punë pasi doli nga “BBVA 2”

Shkruar nga Anabel

31 Mars 2024

Armaldo përfitoi nga përjashtimi i Eglës, për të

Egla Ceno u përjashtua nga gara e “BBVA 3”, pasi në mënyrë të përsëritur i hodhi gota me verë në kokë Meriton Mjekiqit, duke lënë kështu përfundimisht shtëpinë dhe mundësinë për të fituar çmimin e madh.

Por, megjithë sjelljen e saj dhe veprimin e rëndë, Armaldo Kllogjeri (a.k.a Maestro i edicionit të dytë të “BBVA 2”), përfitoi nga rasti për t’u kujtuar ndjekësve dhe botës se kur doli nga shtëpia e famshme, mbeti pa punë. Përmes një postimi në Instagram, ai shkroi:

“Ah, moj Egla, uroj që ende të jesh në punë në teatrin “Skampa” tani që dole nga “BBVA 3”, sepse unë kur dola nga ajo shtëpi, e gjeta veten në rrugë”.

Armaldo përfitoi nga përjashtimi i Eglës, për të

Tenori Armaldo Kllogjeri u shpreh pasi doli nga shtëpia e famshme se ka mbetur pa punë, për shkak se teatri e shkarkoi, falë pjesëmarrjes së tij në “Big Brother VIP Albania 2”. Më pas, i ftuar në emisionin “Më lër të flas”, përballë binjakëve Veshaj, Armaldo u shpreh: “Jam ende pa punë në Institucionin e Teatrit të Operas dhe Baletit. Qëlloi një situatë dhe periudhë paksa e ndërlikuar se ishin zgjedhjet dhe nuk kisha mundësi të rifilloja përsëri. Duke qenë se kishte mbaruar afati lejes që unë kisha kërkuara, automatikisht drejtoria apo administrata zbatuan ligjin për të më pezulluar nga puna”.

Më pas, tha se sapo të rihapej audicioni do të ishte sërish në punë.

Gjithsesi, në këtë situatë, secili sheh hallin e vet. :)