Olta Gixhari, përmes një telefonate, ka qenë e ftuara virtuale në “Big Brother Radio”, ku ndër të tjera, ka folur edhe për shtatzëninë, duke treguar detaje nga pritja e ëmbël.
Olta rrëfeu se ka marrë 16 kg peshë deri tanimë dhe me shumë gjasa, do të marrë edhe 4 të tjera. Ajo shtoi se është në muajin e tetë të shtatzënisë dhe se do të lindë në qershor.
“Duhet të kem marrë 16 kilogramë besoj. Do shkoj besoj 20, patjetër. Sapo kam hyrë në muajin e tetë. Në qershor lind”.
Olta foli edhe për vendimin për t’u larguar nga “BBVA 2”, duke u shprehur:
“Ka qenë viti më intensiv i jetës time. Bëra eksperiencën më të çmendur dhe më të bukur dhe më të paharuesshme në jetën time. Sot ka qenë një “boom” videosh me 1 prillin tim të shkuar. U bëra pak nostalgjike. Për mua 1 prilli është një ditë që unë guxova dhe lashë shtëpinë për një arsye shumë më të madhe”.
View this post on Instagram
Aktorja ndau edhe një mendim për situatën e Eglës brenda shtëpisë dhe për videon e shumëpërfolur, ku konkurrentja shfaqet e izoluar në një dhomë të bardhë. Ajo e dha intervistën më 1 prill, në përvjetorin e largimit të saj nga “BBVA 2” dhe mendon se nuk beson se Egla do të rikthehet vërtet në reality shoë: “Duke qenë se është ‘1 Prilli’, nuk besoj që do kthehet vërtet mbrapsht. Besoj që është një gënjeshtër e ‘1 Prillit’.
Artikuj të sugjeruar:
- Nisur nga deklarata e Olta Gixharit: Si të reagosh kur fëmijët bëhen xhelozë për njëri-tjetrin?
- Nominimi i vajzave në “BBVA 3”: Olta Gixhari ka diçka për të thënë
- Olta Gixhari zbulon gjininë e bebit
- Olta Gixhari thotë se “Në Kuadër të Dashurisë” ka skenar më të mirë se “5 Herë Jo”
- Egla Ceno nuk është përjashtuar nga “BBVA 3”?
- Zbulohet “banori misterioz” që do të hyjë në “BBVA 3”?
- Armaldo përfitoi nga përjashtimi i Eglës, për të rikujtuar se mbeti pa punë pasi doli nga “BBVA 2”
- Egla Ceno përjashtohet nga “BBVA 3”