Celebrity

Khloé Kardashian ndryshoi ngjyrën e flokëve dhe njerëzit kanë një kërkesë

Shkruar nga Anabel

3 Prill 2024

Khloé Kardashian ndryshoi ngjyrën e flokëve dhe njerëzit

Të famshmit kanë një formulë të padiskutueshme protagonizmi kur vjen puna te kalimi nga njëra stinë tek tjetra. Në fakt, a ka mënyrë më të mirë për të qenë pjesë e pranverës se një model i ri flokësh? Khloé Kardashian veproi dhe e dha përgjigjen e saj virtualisht!

Ylli i Kardashians ndryshoi pamjen e saj në fillim të këtij sezoni të ri, duke hequr dorë nga flokët bionde dhe duke u kthyer me një nuancë komplet të re që duket se u mirëprit me shumë reagime nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Përmes disa fotove që përcjellin njëherësh edhe një bashkëpunim të ri në biznes për 39-vjeçaren, Khloé zgjodhi flokët në ngjyrë të kuqërremtë në bronz dhe fansat reaguan!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Khloe? Kardashian (@khloekardashian)

"Khloé…Mos u bë më kurrë bionde! Kjo duhet të jetë pamja jote," shkruan një person në një koment që ka marrë mbi gjashtë mijë pëlqime. “Flokët e kuq tek ti janë yll,” shkruan një tjetër. “Kjo duhet të jetë ngjyra jote e përhershme,” shton një tjetër, ndërsa në mesin e njerëzve që e pëlqejnë ndryshimin e saj janë edhe Paris Hilton dhe Vanessa Bryant të cilat gjithashtu kanë reaguar me komentet e tyre duke mbështetur ndryshimin në pamjen e Kardashian.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një paruke të zgjedhur enkas për setin e ri fotografik apo ato janë flokë e Khloé, por një gjë është e sigurt: Njerëzit po e pëlqejnë shumë ndryshimin e saj!

Artikuj të sugjeruar: