Celebrity

Kate ishte nën presion kur tregoi se vuan nga kanceri, konfirmon burimi pranë pallatit mbretëror

Shkruar nga Anabel

5 Prill 2024

Kate ishte nën presion kur tregoi se vuan nga kanceri, konfirmon burimi
FOTO: GETTY IMAGES

Teksa, Kate Middleton mori vendimin për t’i folur publikisht botës për diagnozën e kancerit, duket se ideja për ta bërë këtë nuk ka qenë fort e lehtë. Sipas një burimi pranë pallatit mbretëror, princeshës së Uellsit iu desh shumë guxim që ta bëntë këtë, referuar natyrës së saj të tërhequr dhe të rezervuar.

Biografia mbretërore, Sally Bedell Smith, tha për People se Middleton ishte "e sinqertë, dinjitoze, e vendosur dhe e drejtpërdrejtë" në videon e saj, por njoftimi publik duket se shkon kundër natyrës së saj të vërtetë. "Ajo është në thelb e turpshme dhe për ta bërë këtë iu desh shumë”.

Kate Middleton shpërndau videon për sëmundjen në 22 mars, vetëm disa javë pas teorive konspirative dhe morisë së spekulimeve rreth vendndodhjes apo shëndetit të saj pas operacionit në bark në fillim të vitit. Njerëzit mendojnë se Kate ka qenë nën presion kur ka vendosur që të flasë publikisht për këtë gjë, ndërsa videoja i ngjan disi rastit të mbretëreshës Elizabeth dhe mesazheve të saj të ndërgjegjësimit gjatë pandemisë së Covid. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anabel Entertainment (@anabel.entertainment)

Biografia Smith duke studiuar videomesazhin e Kate thotë se:

"Ajo ishte e vetëdijshme se me siguri njerëzit kanë njohur dikë në jetë me kancer, ose kanë ndonjë të afërt apo e kanë betejë personale. Në këtë mënyrë, ajo gjeti një metodë për të siguruar njerëzit që janë si ajo në një betejë të ngjashme se nuk janë vetëm. Pra, një video me shumë mesazhe frymëzuese,” thotë ajo.

Por, që nga dita e parë kur Kate publikoi videon, njerëzit nuk kanë ndaluar së shpresuar për përmirësimin e shëndetit të saj dhe për një kapërcim sa më të shpejtë të situatës. Princi William thuhet se është një nga shtyllat e saj të mbështetjes në këtë kohë të vështirë, për vetë Kate, familjen, por edhe fëmijët e tyre.

Artikuj të sugjeruar: 



Burimi: Instyle