
Aktorja britanike Elizabeth Hurley iishte e ftuar në talk show-n “Watch what happens live with Andy Cohen” dhe më në fund vendosi të reagojë pas teorisë së njerëzve se ka qenë ajo gruaja me të cilën princi Harry ka humbur virgjërinë. Harry ka përmendur në librin e tij "Spare" se ka humbur virgjërinë me një grua më të madhe dhe u aludua se bëhej fjalë për aktoren.
"Kjo është qesharake!" u shpreh Elizabeth, e cila është 19 vjet më e madhe se princi dhe pavarësisht hamendësimeve në libër që gruaja ishte angleze, në moshë më të madhe dhe jetonte në Gloucestershire, kaq mjaftoi dhe njerëzit thanë: "Ah, është Elizabeth".
"Është absurde, qesharake. Është si të thuash, "Ai është i bukur. Ai është amerikan". Oh, është Andy Cohen!”, tha ajo.
Hurley theksoi ky takim i supozuar asokohe është praktikisht i pamundur, pasi ajo nuk e ka takuar kurrë princin Harry. Megjithëse, ajo është fotografuar përkrah mbretit Charles, si dhe princit William në raste të ndryshme.

Princi Harry e ka përshkruar humbjen e virgjërisë si një "episod të palavdishëm" me një "grua në moshë". Për përvojën, ai tregon në libër se: "Ajo i pëlqente shumë kuajt dhe më trajtonte si një hamshor të ri. Ndodhi në një fushë me bar, pas një lokali. Natyrisht, dikush na ka parë," shkruan princi në librin e tij të kujtimeve që u botua vitin e kaluar.
Artikuj të sugjeruar: