Celebrity

Emma Roberts i tregoi botës se si është të puthësh Kim Kardashian

Shkruar nga Anabel

5 Prill 2024

Emma Roberts i tregoi botës se si është të puthësh Kim

Emma Roberts ka folur për puthjen e famshme me Kim Kardashian në “American Horror Story: Delicate”. Sezoni i fundit i serialit horror rikthehet në 3 prill, pas një ndërpreje disi të gjatë, shkaktuar prej problemeve në Hollywood.

Gjatë një interviste për “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, Emma foli për puthjen që u bë virale në kohë rekord me Kim Kardashian, duke theksuar se i duhej të bënte pastrim të shpeshtë mes xhirimeve dhe se situata e puthjes ishte e rrëmujshme.

“Ishte si çdo ditë tjetër në zyrë, por motra ime u fiksua dhe vazhdimisht më thoshte: “Puthe Kim Kardashian dhe nuk më tregove?”, u shpreh Emma, duke vazhduar me shpjegimin për situatën.

“Kemi qeshur shumë në atë moment kur u puthëm. Dhe duke qenë se Kim kishte shkëlqyesin e buzëve më perfekt dhe të plotë në histori, na duhej të pastroheshim sa herë përsërisnim skenën që mos e tregoja fytyrën e përlyer”, tha aktorja duke theksuar se gjithçka ishte rrëmujë.

Seria e filmave në fjalë është ndër më të diskutuarit e momentit, sidomos prej aktrimit surprizues së Kim.

Artikuj të sugjeruar: