Kendall Jenner po nxiton të kapë avionë në fushatën e re të Gucci, por njerëzve nuk u pëlqeu fare ideja. Marka e njohur ka publikuar një video ku ylli i pasarelave nxiton nëpër aeroport për të kapur një fluturim, por njerëzit nuk vonuan të kujtonin se Jenner ka avion privat dhe nuk i duhet të vrapojë gjëkundi.
View this post on Instagram
“Për Kendall hera e parë në aeroport është fiks kjo”, shkruan dikush në Instagram. Ndërsa një tjetër e mbështet duke deklaruar se klani i famshëm udhëton veç me avion privat.
“Kjo është shumë për të qeshur. Ne e dimë të gjithë që ajo nuk do të ishte kurrë në pikën që të hipte në një avion me njerëz të thjeshtë”, shkruan një i tretë. “Po, po, në një aeroport të vërtetë dhe jo në një avion privat. Sa e pavërtetë”, lexohet në një koment tjetër.
Ndërsa komentues të tjerë u përqëndruan te mungesa e Bad Bunny, pasi në reklamën ë fundit publikuar në shtator të 2023-shit, Kendall u shfaq me të, partnerin e saj të disa muajve, me të cilin pati një lidhje prej 7 muajsh.
Artikuj të sugjeruar: