
Brad Pitt ka ndërmarrë një lëvizje të re ligjore ndaj Jolie, për të vërtetuar se aktorja ka detyruar stafin të firmosë një deklaratë heshtjeje pasi vetë aktorja ngriti padi për ish-bashkëshortin, duke deklaruar se ai po përpiqej ta kontrollonte me anë të kontratës për të mos e lejuar të shesë pronën e përbashkët në Francë.
Kjo javë ka qenë shumë e ngarkuar për ish-bashkëshortët, pasi ka pasur zbulime të reja dhe lufta ligjore duket se po rëndohet. Pitt po përpiqet të vërtetojë se Jolie ka bindur stafin të dalë kundër tij për çështjen e abuzimit, ndërsa aktorja zbuloi se dhuna ka filluar para incidentit ne avion që është përfolur edhe më parë.
Kujtojmë se dy aktorët janë prej vitesh në përpjekje për të ndarë kujdestarinë e fëmijëve dhe në një gjyq tjetër për pronën e përbashkët në Francë.
Artikuj të sugjeruar: