Celebrity

Kourtney rikujtoi videon e famshme të Kim me vathët me diamantë dhe njerëzit reaguan

Shkruar nga Anabel

8 Prill 2024

Kourtney rikujtoi videon e famshme të Kim me vathët me diamantë
getty

Kourtney Kardashian rikujtoi sërish videon e famshme të Kim, e cila humbi (për ca çaste vathët me diamantë në oqean) dhe kaq mjaftoi që njerëzit të aktivizoheshin.

“Diamantet e mia ranë në oqean dhe kanë humbur”, shkruan ajo në një foto ku është duke u larë në det. Njerezit nisën nga batutat dhe rikthyen në vëmendje videon e famshme të Kim Kardashian, e cila në një nga episodet e 2011-ës të reality show-t të famshëm, humbi në det vathët e diamanteve me vlerë 75.000 dollarë dhe filloi të qajë e panikosur.

Asokohe, Kourtney, e cila njihet si ndër personat më të vërtetë dhe të drejtpërdrejtë të familjes, u bë virale për batutën e saj: “Kim ka njerëz që po vdesin në botë”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kourtney Kardashian Barker (@kourtneykardash)

Në postimin me të njëjtin shkrim që tashmë e publikoi Kourtney, u bashkua edhe Kris për të vazhduar batutën e saj. “Kourtney ka njerëz që po vdesin”, shkroi nëna e vajzave të famshme.

“Kjo batutë nuk të mërzitet kurrë”, shkruan dikush në komente, dhe në po të njëjtën linjë ndiqet dhe nga të tjerë persona që kanë pëlqyer komentin e Kris.

Shumë të tjerë shkruajnë batutën, ndërsa dikush i kujton internetit se Kourtney është kurorëzuar si personi më gallat nga Kardashian-Jenners. 

"Je ikonike", shkruan një komentues.

"Je kaq gallat pa u përpjekur fare", shkruan dikush.

Artikuj të sugjeruar: