Të gjithë duam të jemi të lumtur, por siç e dimë, kjo nuk është gjithmonë e mundur. Një ditë e vështirë në punë, një debat me një koleg/e ose shefin/en, një detyrë e rëndësishme që nuk shkon sipas planit, këto ose shumë faktorë të tjerë mund të bëhen pengesë për të qenë të lumtur.
Por, sipas shkencës ka diçka që është praktikisht e garantuar dhe ju bën të ndiheni mirë të dhe të lumtur: dëgjimi i këngëve të duhura!
Lajmi i mirë është se hulumtimi i kryer nga psikologu muzikor Michael Bonshor nga University of Sheffield ka zbuluar se disa këngë mund t’ju japin direkt atë ndjesinë e lumturisë falë sinjaleve që dërgojnë në tru kur ju i dëgjoni me kufje në vesh. Muzika e mirë ndryshon ritmin e frymëmarrjes dhe rrahjet e zemrës, shkakton ndryshime në temperaturën e trupit dhe shkakton emocione të vërteta kënaqësie. Ky është pikërisht fenomeni në të cilin përfshihen endorfina dhe dopamina, dy neurotransmetuesit që na japin kënaqësi dhe përmbushje.
Sipas punës së Bonshor, këto 10 këngë mund t'ju bëjnë të lumtur sa herë që ju i dëgjoni:
1. "Good Vibrations" nga The Beach Boys
2. "I Got You (I Feel Good)" nga James Brown
3. "House Of Fun" nga Madness
4. "Get The Party Started" nga P!nk
5. "Uptown Girl" nga Billy Joel
6. "Sun Is Shining" nga Bob Marley
7. "I Get Around" nga The Beach Boys
8. "YMCA" nga Village People
9. "Waterloo" by ABBA
10. "September" nga Earth, Wind & Fire
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: INC