
Zendaya po promovon filmin e saj të ri dhe gjithë vëmendja është te veshjet dhe sharmi i aktores. Pas suksesit të jashtëzakonshëm me “Dune: Part Two”, kur i gjithë interneti po vlonte me komentet për stilin e saj, prodhimi i radhës, “Challengers” e ka dërguar në Paris, ku Zendaya u vesh me të bardha dhe u pa me flokët biondë të gjatë.
Stilimi i flokëve ishte me disa onde të thjeshta dhe të derdhura. Ndërsa po të njëjtën vëmendje mori edhe gjerdani me diamante.


“Nuk ka mundësi. A është e vërtetë ajo?”, tha një fans duke ju referuar flokëve të saj biondë, për të cilët, shumica kanë menduar se ishin paruke kur i debutoi 1 muaj më parë.
Një tjetër shkroi: "Është e mrekullueshme". Ndërsa një i tretë na kujtoi se mezi pret të shohë veshjet e tjera të saj: "Mezi po pres vazhdimin".
Artikuj të sugjeruar: