Celebrity

Kourtney Kardashian ka një mesazh për gratë që janë bërë nëna, pa harruar veten :)

Shkruar nga Anabel

9 Prill 2024

Kourtney Kardashian ka një mesazh për gratë që janë
FOTO: Getty Images

Një mesazh virtual vjen nga Kourtney Kardashian, e cila me nota dashurie për veten, flet për gjithë ndryshimet që pëson trupi pas lindjes së fëmijëve. Mesazhi i saj duket edhe si një letër dashurie dhe mirënjohjeje për të gjitha gratë që kanë sjellë në jetë fëmijë dhe po kalojnë periudhën e post-partumit. Përmes një postimi në Instagram, ajo shkroi:

“Të dashura nëna, trupi juaj është i bukur në të gjitha fazat,” e nis kështu Kourtney shkrimin e saj. “Gjatë shtatzënisë ndërsa ne shkëlqejmë dhe rritemi, postpartumi ndodh, edhe kur ne nisim të shërohemi dhe më pas atë periudhë e kemi më të vështirën pasi trupat tanë janë ende duke u përshtatur. E nëse jeni duke ushqyer me gji fëmijën, kjo është një gjë komplet tjetër”.

Ajo thotë se po përpiqet që të gjejë një ekuilibër në normalitetin e ri.

Kourtney Kardashian ka një mesazh për gratë që janë
FOTO: Kourtney Kardashian Barker/Instagram

Kourtney dhe Travis Barker u bënë prindër të një djali që e quajtën Rocky. Fëmija i tyre i parë që erdhi në jetë në nëntor të vitit të kaluar. Nëna e katër fëmijëve ka qenë e hapur për ndryshimet e trupit të saj, duke shkruar në një postim në Instagram se jo shumë veshje në dollapin e saj tashmë nuk mund të visheshin.

"Presioni që na ushtrohet për t'u rikthyer siç ishim, kur gjithçka tani është e re dhe ndryshe nuk është diçka e vërtetë," shkroi ylli i reality show-t "The Kardashians". "Jeta është e bukur, ti je e bukur. Vetëm një kujtesë e vogël (edhe për mua)," e mbyll Kourtney deklaratën e saj.

Mesazhi i Kardashian Barker për dashurinë ndaj vetes (dhe jo për të gjykuar trupat e të tjerëve) është një mesazh i rëndësishëm. Është koha që gratë të tërhiqen plotësisht nga shprehja "rikthim në gjendjen e mëparshme" dhe prindërit e rinj të përqendrohen në atë që ka rëndësi: Koha cilësore me të vegjëlit e tyre.

Artikuj të sugjeruar: 

Burimi: Marie Claire