
Lady Gaga nxiti thashetheme për një fejesë të mundshme kur u fotografua nga paparacët dhe fansat vunë re një unazë në dorën e majtë. Këngëtarja, e cila ka një lidhje me Michael Polansky prej 2019-ës, u pa me diamantin në gisht kur po shëtiste në Hollywood gjatë së dielës.
E veshur me të zeza, streçe, taka dhe një pallto gjigande në të njëjtën ngjyrë, 38-vjeçarja dukej e qeshur dhe nuk u përpoq ta vinte shumë në dukje unazën, por fansave nuk u shpëtoi.

“Sikur nuk po shoh shumë reagime për unazën e Lady Gaga! A jeni mirë”, shkroi një fans në X. “Vajzë mos je fejuar?”, tha dikush tjetër. “Edhe Lady Gaga u fejua. Na duhet konfirmim për këtë lajm”, shkroi një i tretë.

Kujtojmë se në mars të 2023-shit, u tha se Gaga dhe Polansky u ndanë prej mosmarrveshjeve për martesë dhe fëmijë. Por çifti u panë bashkë sërish në tetor të po atij viti duke treguar se janë rikthyer. Edhe pse janë shumë privatë, në një intervistë të para pak kohëve, Gaga u shpreh për partnerin me fjalët: “Ai është jeta ime”, duke treguar se janë më të dashuruar se kurrë.
Artikuj të sugjeruar: