Nëse jeni ndjerë ndonjëherë keq pasi keni ngrënë pasta (ose ndonjë karbohidrate), dietologët thonë që duhet ta ndaloni veten së menduari keq për këtë gjë. “Ky ushqim është pjesë kryesore e kuzhinave në mbarë botën, kështu që më thyen zemrën që ushqimet e pasura me karbohidrate, veçanërisht pastat priren të etiketohen si të këqija," thotë Whitney Linsenmeyer, zëdhënëse e Akademisë së Ushqyerjes dhe Dietologjisë në SHBA.
Përfitimet ushqimore nga pastat:
Të gjitha llojet e pastave kanë plot vlera ushqyese, duke përfshirë karbohidratet (një nga burimet kryesore të energjisë së trupit tonë), fibrat, proteinat, vitaminat dhe mineralet. Shumica e pastave që shiten në dyqane janë të rafinuara, që do të thotë se janë bërë nga kokrrat e grurit që u është hequr bërthama. Kjo lloj paste është e pasur edhe me vitaminë B dhe hekur.
Pastat me drithëra të plota:
Ato prodhohen nga drithëra të plota mund të bëhen nga gruri, elbi dhe lloje të tjerë mielli. Këto pasta bëhen me miell që përmban të gjithë bërthamën e grurit, i cili siguron më shumë lëndë ushqyese, mes tyre edhe manganin, një mineral i rëndësishëm për shëndetin e kockave, indeve lidhëse dhe gjakut.
Pastat pa gluten:
Nëse keni nevojë ose preferoni të shmangni glutenin, atëherë zgjidhni pastat pa gluten që bëhen nga orizi kaf ose quinoa.
Por, nëse i referohemi italianëve për sasinë e duhur, duket se një pjatë pasta nuk mund të konsiderohet si vakt i plotë, edhe nëse shoqërohet me perime, salca të ndryshme apo fruta deti. Pavarësisht të gjithë vlerave ushqyese, duhet edhe diçka tjetër në tryezë që vakti të quhet i plotësuar.
Artikuj të sugjeruar:
- Nëse doni bark të sheshtë mos hani këto 4 ushqime
- Kjo supë mund të jetë arsyeja pse disa njerëz jetojnë deri në 100 vjeç
- 10+ ushqimet dhe pijet që nuk skadojnë kurrë
- Ju prezantojmë një përbërës të çuditshëm (por shumë të shijshëm) që mund ta shtoni në sallatë
- 10+ ushqime të duhet t'i hani dhe ato që duhet t'i shmangni para se të pini alkool!
Burimi: Today