Dating

7 arsyet e trishta pse gratë mendojnë se nuk do të gjejnë dashurinë

Shkruar nga Anabel

11 Prill 2024

7 arsyet e trishta pse gratë mendojnë se nuk do të gjejnë

Ndjenjat, zhgënjimet apo një romancë e dështuar, të gjitha mund të jenë mjaftueshëm arsye për të mos besuar sërish në gjetjen e dashurisë së vërtetë. Por, përtej kësaj qëndrojnë edhe shtatë arsye të trishta pse shumë gra mendojnë se nuk e takojnë më kurrë partnerin e jetës së tyre.

#1 Ndihen të lënduara

Nuk duhet ndonjë inteligjencë e jashtëzakonshme për të kuptuar se heqja dorë nga dashuria është një reagim ndaj lëndimit dhe zhgënjimit. Gratë që kanë investuar më shumë në një lidhje të dështuar, ndihen të “destinuara" për të mos rënë sërish në dashuri, sepse vetëm kështu duan të mbrojnë veten në të ardhmen.

#2 Ngatërrojnë çështjet

Të biesh në dashuri nuk është problem…Çështja është të biesh në dashuri me personin e gabuar. Gjithçka ka të bëjë me mungesën e shenjave paralajmëruese, për të mos parë flamujt e kuq apo kambanat që bien. Por, të heqësh dorë nga dashuria nuk është zgjidhje!

#3 Mungesa e vetëdijes

Gratë që bien në dashuri me një "djalë të keq" priren ta bëjnë këtë më shumë se një herë. Kur një marrëdhënie shkon keq, ju duhet kohë për të “shëruar” plagët e vjetra. Dashuria e pavetëdijshme është shpesh dashuri pa baza të forta, ndaj ia vlen të keni një ide të qartë për objektivat dhe pritshmëritë për veten dhe partnerin në romancat e radhës. 

#4 I marrin gjërat personale

Sigurisht, ju mund të mësoni diçka nga marrëdhëniet e dështuara. Një mësim shumë më i dobishëm është dështimi. Por, kjo nuk është fatkeqësi sepse gjithmonë mund të mësosh të ndryshosh dhe të përmirësohesh duke mos i marrë gjërat tejet personale është një rrugëdalje për situatat e ngatërruara.

#5 Ato dorëzohen shumë shpejt

Çdo grua mund të zotërojë artin e të pasurit të një marrëdhënieje të shkëlqyer, por gjithsesi dështimet janë pjesë e jetës. Kjo është normale. E gjithë kjo është pjesë e përvojës së të mësuarit, ndaj mos u dorëzoni lehtë.

#6 Dërgojnë mesazhet e gabuara

Ideja se i keni zët të gjithë burrat sepse keni pasur zhgënjime nuk është e duhura. Ju nuk duhet të përndiqni burrat për të gjetur të duhurin, por gjithsesi mesazhet e gabuara apo qëndrimet jo të drejta nuk duhet të bëhen pengesë në gjetjen e dashurisë së re.

#7 Këto gra mendojnë se nuk do ta duan më kurrë

Gratë që heqin dorë nga dashuria e bëjnë këtë sepse duan shumë dhe me zemër. Sigurisht që ju nuk do të hyni në një manastir sepse do e kërkoni sërish dashurinë e re, ndaj është koha të ktheheni më të forta.

Artikuj të sugjeruar: