Celebrity

S’e merrni dot me mend shumën që ka refuzuar Taylor për të performuar në Emiratet e Bashkuara

Shkruar nga Anabel

12 Prill 2024

S’e merrni dot me mend shumën që ka refuzuar Taylor për
getty

French Montana ka zbuluar se Taylor Swift ka refuzuar një ofertë me vlerë 9 milionë dollarë për të performuar në një festë private në Emiratet e Bashkuara.

Muajin e shkuar, reperi publikoi disa foto nga mesazhet me dikë që i ofroi 1 milion dollarë për të performuar dhe një tjetër personi, emrin e të cilit ai e censuroi, të cilit i kishte ofruar 9 milionë për të performuar në dhjetor, në të njëjtin event me French Montana.

S’e merrni dot me mend shumën që ka refuzuar Taylor për

“Ata ofruan 9 milionë për Taylor dhe 1 milion për mua. Diku në Emirate do duhej të performonim”, u shpreh reperi i njohur, duke zbuluar se këngëtarja, së cilës i fshiu emrin ishte pikërisht Swift.

S’e merrni dot me mend shumën që ka refuzuar Taylor për

Aktualisht është e panjohur arsyeja pse Swift ka refuzuar këtë ofertë, por paratë dukshëm nuk janë më një problem për Taylor, e cila gjatë këtij muaji u cilësua si miliardere dhe statusin do ta mbajë zyrtarisht, prej fitimet të jashtëzakonshme që mori nga turi i saj muzikor “Eras”.

Artikuj të sugjeruar: