
Për disa shenja të horoskopit, paratë vënë në lëvizje botën! Ata kursejnë aq sa munden, zgjedhin punë me pagë të kënaqshme, pra lekët për ta janë diçka shumë e rëndësishme dhe jetike. Por, në mesin e 12 shenjave të horoskopit, tre prej dallojnë për të kundërtën e kësaj qasjeje. Pra, ata thjesht nuk shqetësohen shumë paratë, pasi nuk i shohin financat si diçka shumë interesante. Një jetë minimaliste kur përmbushen nevojat dhe dëshirat më bazike janë gjithçka ata duan.
Binjakët
Prioriteti i Binjakëve në jetë është të argëtohen dhe të shkojnë andej nga i çon era…Ata mund të mos e bëjnë lehtë dallimin mes një karte krediti apo debiti, e përsëri janë njerëzit më të lumtur që keni takuar ndonjëherë. Të lindurit e kësaj shenje do e gjejnë një mënyrë argëtimi edhe pse me buxhet të kufizuar. Mund të shijojnë pica dhe birra në shtëpi, mjafton të jenë në shoqërinë e personave që duan. Duket se marrëdhënia e tyre e dobët me paratë i ka bërë më kreativë, ndaj Binjakët i ke gjithnjë në kërkim të ideve të reja për të kaluar një pasdite ndryshe, një fundjavë me aktivitete etj.
Shigjetari

Shigjetari nuk kujdeset shumë për gjërat materiale, sidomos paratë. Ata ndihen të lumtur kur kalojnë kohë me miqtë e tyre, qoftë edhe me qenushin e tyre, mjafton që paraja të mos i mbajë të “lidhur” dhe të mos kthehet në pengesë për përditshmërinë. Për Shigjetarët rëndësi ka një udhëtim i bukur, një destinacion i ri për t’u zbuluar dhe një biletë e lirë e prenotuar muaj më parë. Për paratë, është e sigurt që është gjëja e fundit për të cilën mund të mbajnë stres.
Peshqit
Që një Peshk të jetë i lumtur, ai ka nevojë vetëm për një libër të mirë, një filxhan çaj dhe ndoshta një kafshë shtëpiake. Paraja është diçka që ata e kuptojnë se është e rëndësishme sa për të paguar kredinë apo faturat në fund të muajit. Të lindurit e kësaj shenje duan rehatinë, ndaj nuk rrinë gjithë natën pa gjumë duke u stresuar për lekët. Në vend të kësaj, ata përballen me çdo sfidë vetëm, ose kërkojnë ndihmë nga miqtë apo familjarët e ngushtë.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Bustle