
Angelina Jolie u pa në publik si rrallëherë në premierën e “The Outsider”, në Broadway, bashkë me të bijën Vivienne Jolie-Pitt. Nuk kishte si të mungonte vëmendja ndaj veshjes së saj në këtë tapet të kuq, ku Jolie zgjodhi një fustan ngjyrë floriri me pelerinë në nuancë të ngjashme me fustanin.
Për aksesorë gjithë vëmendjen ia la vathëve flori, ndërsa me flokët i ka qëndruar klasikes me onde natyrale.
Grimi ishte i thjeshtë me të kuqen klasike në buzë. E bija, Vivienne nuk ishte munduar fare për këtë dalje, ku u pa veshur me një kostum blu dhe flokë të lëshuar.
Angelina Jolie është larguar shumë nga Hollywood, madje edhe në këtë projekt ishte vetëm producente. Ajo u është përkushtuar projekteve të tjera përtej aktrimit, përgjithësisht që lidhen me nismave mjedisore.
Artikuj të sugjeruar:
- Rikthehet çështja gjyqësore Jolie-Pitt: Aktori ndërmerr hapin e radhës
- Zbulohen detaje të tjera të abuzimit fizik të Brad Pitt ndaj Angelina Jolie
- Brad Pitt dhe Angelina Jolie do të përballen sërish në gjyq, por pse?
- Kur vjen puna për të takuar fëmijët, Brad Pitt ndjek një rregull që përfshin të dashurën e tij
- Angelina Jolie bëhet bionde dhe duket yll