
Duket se Ryan e ka kthyer në argëtim çështjen e riciklimit të veshjeve nga e shoqja, Blake Lively, e cila shpesh zgjedh të vishet me koleksionet e mikesha të saj, një prej tyre, Gigi Hadid. Supermodeja nuk e ka fshehur kurrë mbështetjen që miqtë apo njerëzit e famshëm i japin për veshjet e markës së saj, por kjo nuk do të thotë se ajo nuk mund të bëjë ndonjë shaka, si në rastin e aktorit Ryan Reynolds.
Gigi shpërndau një foto të këtij të fundit në Instagram, ku aktori shfaqej i veshur me një triko në nuancë pjeshke nga linja e veshjeve “Guest in Residence”.
"Faleminderit, pasi ne si ekip shpesh koleksionojmë momentet që njerëzit vishen me linjën GIR,” shkruan Hadid në postimin ku ka bërë tag edhe aktorin e “Deadpool”. “Ti asnjëherë nuk do të dukesh si Blake...Ti e di këtë, pavarësisht se unë të shoh si një mik të dobishëm që pëlqen të provosh të gjitha veshjet nga koleksioni i ri, ndërsa Blake ka veshur të njëjtën bluzë që prej dimrit të dy viteve të kaluara dhe në çdo sezon,” shkruan modelja.

Sigurisht, Gigi u kujdes që të mos linte jashtë vëmendjes në këtë postim edhe bashkëshorten e Ryan, aktoren Blake Lively duke shtuar: “Koleksioni juaj pranveror është në rrugë e sipër. Lutem që të provoni diçka me përzierje materialesh pambuku”.
Kjo nuk është hera e parë që Reynold vesh diçka nga marka e Hadid. Në dhjetor të vitit të kaluar, aktori postoi një selfie përpara pasqyrës i veshur me një këmishë në ngjyrë gri të errët, pjesë e koleksionit të Hadid.
“Shoqja ime @gigihadid bën rroba të bukura,” shkroi Reynolds asokohe në mbishkrimin e fotos përkatëse.
Arikuj të sugjeruar:
- Gocat me stil aprovojnë këtë ngjyrë këpucësh si trendin e sezonit
- Khëm-khëm: Gigi Hadid komentoi në fotot e Dua Lipës dhe njerëzit u çuditën
- Gigi Hadid rikthen modelin e flokëve ikonik të viteve ‘90
- Gigi Hadid bën ndryshimin e pabesueshëm me flokët dhe duket yll
- Gigi Hadid veshi ‘trikon e gjyshes’ që do e shihni kudo këtë pranverë
- Gigi Hadid bëri publike lidhjen me Bradlye Cooper, por gocat u fiksuan pas pantallonave të saj
- Amal Clooney dhe Gigi Hadid janë në një mendje për çizmet seksi
Burimi: Marie Claire