
Kourtney nuk ka frikë të tregohet e sinqertë për shëndetin e saj apo trupin pas lindjes së djalit dhe një nga postimet e fundit në Instagram është prova për këtë.
Ylli i "The Kardashians", në një postim në Story-t e saj në Instagram pak ditë më parë pranoi se kishte pirë një gotë me qumësht nga gjiri i saj. “Sapo piva një gotë me qumësht gjiri sepse jam sëmurë. Natën e mirë!” shkroi ajo në foton selfie me efektin e filtrave.
Qumështi i gjirit është konsideruar shpesh si një ilaç natyral për të trajtuar probleme të tilla si ekzema apo dermatiti etj. Sipas “National Institute of Health” në një studim në vitin 2015 rezultoi se nuk ka asnjë provë shkencore që konfirmon se pirja e qumështit të gjirit të nënave të reja nga persona të tjerë të rritur ose edhe nga ato ka veti shëruese, më shumë se sa një efekt qetësues për pjesën psikologjike.
Kourtney, e cila së fundmi solli në jetë djalin e saj dhe të bashkëshortit Travis Barker, Rocky ka provuar shpesh që përmes postimeve virtuale të përcjellë mesazhe dashurie dhe mbështetjeje për nënat e reja.

I fundit ishte ai nga pushimet me familjen në ishujt Turks dhe Caicos.
“Të dashura nëna, trupi juaj është i bukur në të gjitha fazat. Gjatë shtatzënisë ndërsa ne shkëlqejmë dhe rritemi, post partumi ndodh, edhe kur ne nisim të shërohemi dhe më pas atë periudhë e kemi më të vështirën pasi trupat tanë janë ende duke u përshtatur. E nëse jeni duke ushqyer me gji fëmijën, kjo është një gjë komplet tjetër,” përfundon ajo.
Artikuj të sugjeruar:
- Kourtney Kardashian ka një mesazh për gratë që janë bërë nëna, pa harruar veten :)
- Kourtney rikujtoi videon e famshme të Kim me vathët me diamantë dhe njerëzit reaguan
- Kourtney thotë se ka një arsye pse ajo dhe të motrat kanë zgjedhur shpesh partnerë të këqij
- Çfarë?! Familja Kardashian ende s’e ka takuar bebin e Kourtney & Travis
- Kourtney Kardashian bëhet nënë për herë të katërt
Burimi: Instyle