Celebrity

Princesha Diana e quante mbretin Charles “një makth”, por pse?

Shkruar nga Anabel

14 Prill 2024

Princesha Diana e quante mbretin Charles “një makth”, por pse?
FOTO: TIM GRAHAM PHOTO LIBRARY VIA GETTY IMAGES

Zbulimet e reja rreth princeshës Diana dhe marrëdhënien e saj me mbretin Charles, po dalin në dritë nga kryredaktorja e revistës “Majesty”, Ingrid Seward në librin e saj të ri, “My mother and I”, një botim që i ngjan më shumë një kronike për raportet mes mbretëreshës Elizabeth dhe mbretit Charles.

Sipas Seward, mbretëresha e ndjerë Elizabeth i dinte problemet në marrëdhënien e Diana-s dhe Charles shumë kohë përpara se të dy të divorcoheshin. Nuk ishte e vështirë, pasi autorja shpjegon se Diana ankohej te vjehrra e saj, ndërsa e quante të shoqin e atëhershëm një “makth” të vërtetë. “Diana shkonte në dhomën e saj private për takimet që kishte mbretëresha, të cilat ishin çdo 20 minuta dhe shpërthente në lot,” shprehet Seward. Ajo thoshte se të gjithë e urrenin, por ajo urrente burrin e saj, që për të ishte një makth.

Seward shton se: “Mbretëresha qëndronte aty e tmerruar dhe Diana bëhej gjithnjë e më histerike. Mbretëresha nuk dinte si ta trajtonte atë, por ajo mendonte se Charles duhet të dinte si ta trajtonte gruan e tij”. Elizabeth nuk mund ta kuptonte se si Charles nuk mund ta përballonte martesën e tij dhe marrëdhëniet e përkeqësuara me të shoqen sepse mbretëresha nuk kishte përvojë në këtë aspekt.

Princesha Diana e quante mbretin Charles “një makth”, por pse?
FOTO: GETTY

“Kujtoni botën e mbyllur të familjes mbretërore, veçanërisht në ato ditë. Ata nuk duhej të përballeshin kurrë me konflikt moral, sepse gjithmonë kishte dikush tjetër që ta bënte këtë për ta. Mbretëresha nuk ishte mësuar ta bënte këtë," shton shkrimtarja.

Charles dhe Diana u martuan në vitin 1981 dhe u ndanë në 1992, ndërsa divorci u bë zyrtar katër vite më pas.  Diana ndërroi jetë në vitin 1997 në një aksident automobilistik.

Artikuj të sugjeruar: