
Meghan Markle u filmua teksa ndaloi një grua të bëjë foto krah Princ Harry teksa festohej fitorja e skuadrës së tij polo.
Nga video, e cila po qarkullon në rrjete sociale, Dukesha e Sussex, i afrohet bashkëshortit të saj në skenë, teksa një grua tenton t’i afrohet për të bërë foton. Në video duket që gruaja nuk bindet si fillim dhe më pas Meghan i thotë: “Mos do të vish këtu?”
Markle e ndoqi me sy gruan deri sa u largua teksa të tjerë persona e nxitën të largohet.

Komentet nuk ndaluan për këtë ngjarje nga persona që u shprehën se Markle është e pasigurtë për bashkëshortin e saj.
“Ajo është e pasigurt. Përndryshe nuk do sillej kështu”, u shpreh dikush.
“Karakteri i Meghan aq kontrollues doli në pah”, shkroi një tjetër.
“Kjo është e shëmtuar”, thotë tjetër komentues.
Kujtojmë se Meghan dhe Harry janë përfolur disa herë për ndarje, por zërat janë hedhur poshtë shpejt.
Artikuj të sugjeruar: