Thonjtë

Victoria Beckham aprovon trendin dhe modelin e thonjve të pranverës

Shkruar nga Anabel

18 Prill 2024

Victoria Beckham aprovon trendin dhe modelin e thonjve të pranverës

Victoria Beckham na provon edhe një herë se është kameleon, kur bëhet fjalë për ndryshimet në stil. Ndonëse festoi 50-vjetorin e ditëlindjes, mosha për yllin e Posh është thjesht numër, madje një arsye më shumë për të shijuar eksperimentet e bukurisë.

Ajo është e njohur për qasjen e saj neutrale, kur bëhet fjalë për thonjtë. Të shkurtër, katrorë, pa teprime detajesh, por shumë minimalisitë në dukje, ajo na ka provuar gjithmonë se është shumë praktike kur vjen puna te modeli i thonjve. Por, këtë herë Victoria ka guxuar dhe mjaftoi një foto në Instagram që të merrte vëmendjen e të gjithëve. Thonj të gjatë, me majë të theksuar dhe në nuancën e rozës së hapur janë zgjedhja e saj e fundit.

E ulur në një divan, me gazetë dhe filxhanin e kafesë në dorë, thonjtë e yllit britanik janë ato që bien direkt në sy. Kjo tendencë vjen edhe si konfirmim për trendet e thonjve këtë pranverë dhe kush më mirë se Victoria Beckham mund të jetë shembull për këtë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Victoria Beckham (@victoriabeckham)

Beckham nuk është e panjohur për zgjatimet e thonjve, por deri përpara se të mbushte 50 vjeç ishte në nivelin mesatar, të rrumbullakosura dhe në formë bajameje të lehtë. Këtë herë, ajo ka guxuar duke sjellë thonj të gjatë dhe me majë të theksuar, një qasje argëtuese pse jo për stinën ku jemi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Victoria Beckham (@victoriabeckham)

Besojmë se ka shkëlqyer edhe këtë herë apo jo?

Artikuj të sugjeruar: