Celebrity

Mënyra se si Dua flet për beqarinë është kaq e bukur ^^

Shkruar nga Anabel

18 Prill 2024

Mënyra se si Dua flet për beqarinë është kaq e bukur ^^
Instagram

Dua Lipa doli në kopertinën e “Elle USA” për të promovuar këngën e re, albumin, të rejat në karrierën e saj e ndër të tjera, foli për beqarinë dhe disa këshilla për ata që janë në atë fazë të jetës.

“Kur e di vlerën tënde, ti di edhe çfarë do ose nuk do”, tha ndër të tjera Lipa, e cila sqaroi se albumi “Radical Optimism” nisi si shprehje e dëshirave të saj dhe gjërave që nuk donte. Sipas këngëtares, kur e shkroi, manifestoi gjithçka.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

“Mendoj se beqaria është një periudhë e bukur dhe e shëndetshme që duhet përqafuar. Në heshtje, ose thjesht duke njohur dikë ti mëson kush je dhe njeh veten. Kur unë isha beqare, nuk kërkoja me ngulm të dilja nga ai raport me veten. Madje po bëja kërkime”, tha Lipa.

Në mënyrë të tërthortë dhe pa u ndalur shumë, Dua la të kuptohet se vetë nuk është më beqare.

Kujtojmë se Lipa është në një lidhje me aktorin Callum Turner.

Artikuj te sugjeruar: