Celebrity

Taylor Swift s’e ka hedhur pas krahëve konfliktin me Kim dhe sapo e rikujtoi në albumin e ri

Shkruar nga Anabel

19 Prill 2024

Taylor Swift s’e ka hedhur pas krahëve konfliktin me Kim dhe sapo e
Getty Images

Ka kaluar thuajse një dekadë që kur Taylor Swift, Kanye West dhe Kim Kardashian u përfshinë në një debat që shokoi botën. Tanimë, në këngën “thanK you aIMee”, pjesë e albumit të ri të publikuar nga Taylor, “The Tortured Poets Department: The Anathology”, këngëtarja rikthen në vëmendje sherrin e mëparshëm.

Taylor Swift s’e ka hedhur pas krahëve konfliktin me Kim dhe sapo e

Kënga flet për një person bullizues, i cili i ka vështirësuar jetën Taylor. Ajo përmend personin që kaloi mbi “varrin” e saj dhe se debati nuk ishte i drejtë.

“Gjatë gjithë kohës që ti guaje me grushta, unë po ndërtoja diçka/ Nuk të fal për mënyrën se si më ke bërë të ndihem/ Kam bërtitur “Fuck you, Aimee” në qiellin e natës, ndërsa gjaku më gufonte/ Por s’e harroj mënyrën se si ti më bëre të shërohesha”, këndon Tay.

Njerëzit në rrjetet sociale e kanë dëgjuar këngën dhe sigurisht, shprehën mendimet e tyre: “Nuk e prisja që në 2024-ën, Taylor t’i bënte diss Kim-it”; “Më bën shumë të lumtur fakti që Tay s’e ka harruar ende se ç’ka ndodhur”; “Epo, Kim-it s’do i vijë mirë”, ishin disa nga komentet.

Sherri mes tyre nisi në vitin 2016, kur West u shpreh në këngën e tij “Famous”: “Mund të bëj seks me Taylor; E bëra atë k*rvë të famshme”. Kur Taylor replikoi në këngën e saj “Cruel Summer”, Kim publikoi në Snapchat një telefonatë, në të cilën Kanye “i merrte leje” Taylor dhe e vinte në dijeni se do të këndonte vargun në fjalë. Më vonë, rezultoi se telefonata ishte e modifikuar.

Taylor Swift s’e ka hedhur pas krahëve konfliktin me Kim dhe sapo e
WireImages

Tay i ka bërë diss në disa këngë Kim, duke përfshirë edhe “Call It What You Want” dhe “Look What You Made Me Do”, ndërsa sa i përket Kim, ajo e ka adresuar rivalitetin në një episod të “Keeping Up With the Kardashians”, ku u shpreh se donte thjesht të mbronte ish-bashkëshortin.

Artikuj të sugjeruar: