Celebrity

Spice Girls ribashkohen në një super performancë për 50-vjetorin e Victoria Beckham

Shkruar nga Anabel

21 Prill 2024

Spice Girls ribashkohen në një super performancë për
getty

Pesë vajzat e famshme të Spice Grils u ribashkuan gjatë fundjavës për të festuar ditëlindjen e ish-anëtares, Victoria Beckham. Në festën private të realizuar në Londër, Melanie “Mel C” Chisholm, Emma Bunton, Geri Halliwell dhe Melanie “Mel B” Brown, u bënë bashkë me Victoria Beckham për të performuar hitin e 1997-ës, “Stop”.

Spice Girls ribashkohen në një super performancë për
Instagram

Ato bënë edhe një nga lëvizjet tipike nga videoklipi ikonik, e cila shihet në videon e publikuar nga David Beckham në Instagram.

Kaq u desh që njerëzit të gëzoheshin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by David Beckham (@davidbeckham)

“A mos është ky një paralajmërim për ribashkim? Sepse mezi po e pres”, shkroi dikush në komentet e videos. “Kur do bëhet turneu?”, shkroi një tjetër. Ndërsa më tej, dikush u shpreh: “Nuk jemi mirë. Faleminderit David që bëre punën e Zotit duke na dhënë këtë video”.

Victoria e publikoi videon në faqen e saj duke e quajtur festën “ditëlindjen më të bukur”. Ikona e modës festoi dje 50-vjetorin e lindjes.

Spice Girls u krijuan në 1994-ën dhe janë një nga grupet më të suksesshëm të muzikës pop. Vajzat kanë shitur më shumë se 100 milionë albume në të gjithë botën. Në vitin 2000 u ndanë dhe vonë u ribashkuan për të performuar në 2012-ën në Londër.

Në 2019-ën, ato u bënë edhe njëherë bashkë pa Victorian për një turne të shkurtër. Prej kohësh njerëzit kanë pritur një ribashkim dhe një turne me të pesta vajzat bashkë.

Artikuj të sugjeruar: