Matty Healy thotë se ende s’e ka dëgjuar albumin e ri të ish-të dashurës, Taylor Swift, pavarësisht se supozohet se i kushtohet pikërisht atij. Sipas njerëzve dhe fansave të zjarrtë të Swift, albumi “The Tortured Poets Department” flet për një lidhje toksike 10-vjeçare dhe muza e së cilit është pikërisht muzikanti Healy.
Paparacët shkëmbyen disa fjalë me vokalistin e grupit 1975 në Los Angeles dhe e pyetën se ç’mendim ka për albumin.
“S’e kam dëgjuar shumë, por jam i bindur se është i mirë”, tha artisti 35-vjeçar, duke mos e kursyer një buzëqeshje.
Edhe pse nuk ka një reagim nga ana e Taylor për këngët kushtuar Matty-t, fansat e këngëtares mendojnë se disa këngë të albumit të saj si “The Smallest Man Who Ever Lived”, “But Daddy I Love Him”, “I Can Fix Him (No, I Really Can)” etj.
Matty dhe Taylor kanë pasur një marrëdhënie të shkurtër rreth 10 vjet më parë dhe më pas, rindezën shkëndijat pas ndarjes së saj nga Joe Alëyn. Edhe pse njerëzit nuk ishin shumë dakord me raportin e tyre, ata sërish i dedikuan disa momente njëri-tjetrit nëpër koncertet respektive. Disa muaj më vonë, ata u ndanë.
Edhe pse Matty nuk tha gjë mbi albumin, tezja e tij, Debbie Dedes, mbajti një qëndrim pak më të ashpër në lidhje me dedikimet. “Asgjë nuk e surprizon më. Ai nuk është i surprizuar nga këngët. Ai dhe ajo e dinë se ç’kanë kaluar. Sa për nipin tim, ne dimë pak më shumë se gjërat që janë thënë për shtypin”.
Tanimë, Matty është lidhur me modelen Gabbriette Bechtel.
Ndërsa Taylor është në një marrëdhënie me Travis Kelce.
Artikuj të sugjeruar: